Cila janë gjërat e bezdisshme që nuk duhet të bëni në transportin publik

Një studim i fundit lidhur me transportin publik tregon se cilat janq gjërat më të bezdisshme që bëjnë shpesh qytetarët.

Studimi i realizuar në Britaninë e Madhe rendit një listë me sjelljet irrituese dhe thekson se ndër gjërat më të bezdisshme gjatë transportit publik janë:

-të folurit me zë të larët me njëri-tjetrin

-njerëzit që shtyjnë njëri-tjetrin

-vonesat gjatë pagesës së biletës

-qëndrimi ngjitur me dyert e autobusit ndërkohë që pasagjerët zbresin në stacion

-shumë qese dhe çanta me vete

-të folurit në telefon në mëngjes kur të gjithë janë përgjumësh

-femrat që pastrojnë flokët etj etj

Sipas “The Guardian” 90% e londinezëve thonë se hyrja me karrocë është e bezdisshëm, 74% e urrenin atë kur njerëzit vendosin çanta për të zënë vendet, 71% urrenin kur gjenin ushqim të hedhur në autobus, 56% nuk e pëlqejnë kur njerëzit merrinin shumë kohë në pengesën e biletave.