Flash News

KRYESORE

Cilat biznese do të hapen prej datës 27 prill, lista e plotë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar listën e bizneseve që do të rihapin aktivitetin  tyre nga e hëna e javës që vjen, 27 prill, në kuadër të masave lehtësuese për Covid-19.

Lajmin për hapjen e tyre Rama e dha pak më parë, gjatë një komunikimi live në Facebook, ku përmendi edhe specifika për funksionimin e aktiviteteve përkatëse.

Mes një shënimi në Facebook, Rama sqaron se në portalin e-albania do të merret leja e rihapjes së aktivitetit dhe po ashtu, bizneset do të njihen me protokollin e sigurisë.

Rama nënvizon se për taksitë do të ketë protokoll të veçantë.

Ja aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill

Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes  e-albania vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh. Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë“, shkruan Rama.

Lista e plotë si më poshtë:

Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara

Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara

Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara

Aktiviteti i taksive

Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara

Aktivitete te tjera p.k.t

Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të special izuara p.k.t

Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të

tyre në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar

Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës

Tregtia me pakicë e qylymave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara

Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara

Shitje me pakice e sistemve te sigurise/ paisejt e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara

Të fundit