Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Për vite me radhë, ndoshta shekuj, Italia ka qenë djepi i disa prej “mendjeve krijuese” më të famshme në botë dhe moda është një nga ata sektorë për të cilët Italia krenohet prej kohësh si origjina e personaliteteve më me influencë të fushës. Duke filluar me konceptimin e termit “haute couture”, në shfaqjen e paharrueshme të modës në Palazzo Pitti në 1952 e deri në ditët e sotme kur kuptimi i modës është rishkruar në gjuhën italiane. Sot, moda italiane është një hap përpara edhe në fushën e drejtimit nga gratë dhe vajzat e suksesshme… Drejtore kreative, menaxhere marketingu, CEO, influencuese apo supermodele, të gjitha së bashku janë duke sjellë një kapitull të ri në një periudhë kur inteligjenca, forca dhe kurajo janë karakteristikat kryesore të gruas që të gjitha vajzat do të donin të ishin.
Në listën e mëposhtme kemi përmbledhur 6 prej tyre...
Miuccia Prada
Fytyra dhe mendja kreative që e ka transformuar shtëpinë e modës që mban mbiemrin e saj, ndër emrat më të rëndësishëm të modës ndërkombëtare. Ndër breza milaneze, Miuccia e mori drejtimin e “biznesit familjar”, pas përfundimit të studimeve në shkenca politike. Së bashku me bashkëshortin e saj që është krahu i djathtë për të edhe sot, Miuccia “shpiku” çantën e najlonit në vitet ’80 si ikonën e markës së saj dhe në vitin 1988 prezantoi linjën e parë “ready to ëear” në Milano. Më pas, në 1993 Miuccia krijoji markën Miu Miu dhe që atëherë, rregullisht ajo prezanton koleksionet e dy markave të saj në Milano dhe Paris. Sot, si një grua që e dashuron qytetin e saj, Miuccia Prada ka themeluar Fondacionin Prada dhe ka ndihmuar në shumë punë publike në Milano.
Francesca Bellettini
Ceo dhe njëkohësisht presidente e Yves Saint Laurent, Francesca Bellettini nisi karrierën e saj në Londër në fushën bankare dhe në 1999 iu bashkua grupit “Prada” në rolin e planifikueses financiare. Viti 2003 e gjeti si drejtore e planifikimit strategjik pranë Guccit dhe 5 vite më vonë u emërua në shtëpinë e modës Bottega Veneta, në rolin e drejtores së komunikimit. Në vitin 2013 karriera e saj ishte një hap përpara, Francesca u emërua presidente dhe CEO e Yves Saint Laurent dhe puna e saj, e saj e zgjeroi identitetin e markës duke i qëndruar besnik origjinalitetit, por me një emër të ri: Thejsht, Saint Laurent.
Donatella Versace
Motra e të famshmit Gianni Versace, themeluesit të shtëpisë së modës Versace, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në Miami në vitin 1997. Donatella është në krye të markës së saj që prej vitit 1980, pas studimeve në gjuhë të huaja. Përpara se Versace të shitej tek Michael Kors për 2 miliardë në vitin 2018, Donatella ishte aksionere dhe zv. presidente. Edhe sot, ajo vazhdon të jetë e aktivizuar si krye dizajnere e koleksioneve së bashku me vëllain e saj Santo. Gjatë kohës së drejtimit të Versace, Donatella e ktheu markën në një “lifestyle” ikonë. Në vitin 2000, ajo krijoji fustanin transparent në ngjyrë të gjelbërt me motivet e xhunglës, të veshur dy herë nga Jennifer Lopez.
Chiara Ferragni
E konsideruar si sipërmarrësja dixhitale më e fuqishme në botë, Chiara Ferragni është CEO dhe presidente e “The Blonde Salad” dhe “Chiara Ferragni Collection”. Karriera e saj nisi në vitin 2009, pikërisht në vitin kur ajo vendosi të themelonte theblondesalad.com, një blog dedikuar tërësisht mdoës dhe të jetuarit. Suksesi i saj si influencuese u rrit me krijimin e markës së saj, një linjë veshjesh dhe këpucësh që i ka fillimet në vitin 2013.
Alberta Ferreti
Alberta Ferreti përfaqëson një tjetër emër “rozë” me rëndësi në modën italiane, por jo vetëm. E rritur mes copave dhe fustaneve, me një mama rrobaqepëse, Alberta e nisi karrierën në fushën e modës në moshën 18 vjeçare me hapjen e “Jolly Shop” i cili rezultoi një sukses në kohën e athershme. Në vitin 1974, Alberta Ferreti firmosi koleksionin e parë dhe krijoji kompaninë “Aeffe” së bashku me vëllain e saj Massimo. Në vitin 1983, Alberta Ferreti nisi një bashkëpunim me Franco Moschino-n, një bashkëpunim që lidhet me lindjen e “Philosophy by Alberta Ferreti”. Emri i saj është tashmë shumë i njohur edhe në botën amerikane pas bashkëpunimeve me Sandra Bullock, Katy Perry, Dua Lipa, Celine Dion, etj. Grupi i saj “Aeffe” përfshin 5 marka të mirënjohura në fushën e modës: Alberta Ferreti, Moschino, Philosophy by Lorenzo Serafini, Pollini dhe Jeremy Scott.
Maria Grazia Chiuri
E fundit, por jo nga rëndësia, Maria Grazia Chiuri është gruaja që transformoi shtëpinë e modës Dior. E lindur në Romë, Maria Grazia është një grua që beson “fuqishëm” tek gratë… Drejtorja kreative e Dior e nisi karrierën duke punuar në shtëpitë italiane të modës si Fendi e Valentino. Në vitin 2016, Maria Grazia Chiuri u emërua drejtore kreative e Dior, e para grua në drejtimin e markës që prej themelimit të saj. Fushatat e krijuara prej saj në lidhje me gratë dhe fuqizimin e tyre po rishkruajnë një histori të re në fushën e modës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38