Flash News

KRYESORE

Cilat janë modelet e makinave që mund të vidhen në 10 sekonda

Disa nga makinat më të reja dhe më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar kanë rrezik të vidhen në shumë pak sekonda, duke shfrytëzuar dobësitë në sistemet e hapjes me pult.

Sistemet lejojnë shoferët t’i hapin dhe të hyjnë në makina pa marrë çelësin e tyre nga xhepi.

Por, për cilat lloje makinash bëhet fjalë? BBC shkruan se janë testuar shtatë modele të ndryshme makinash të pajisura me sisteme hapje me pult.

Një DS 3 Crossback dhe Audi TT RS u hap në 10 sekonda, dhe një Land Rover Discovery Sport TD4 180 HSE në 30 sekonda.

Ekspertët e sigurisë kryen testet duke përdorur të njëjtën teknologji të specializuar të përdorur nga hajdutët.

Ata konkluduan se qindra automjete të njohura janë "në rrezik për t’u vjedhur edhe pa çelës"

Shkalla e vjedhjeve të makinave në Angli dhe Uells eshjte rritur gradualisht.  Në 2018 u vodhën më shumë se 106,000 automjete.

Modelet e makinave:

Të fundit