Flash News

KRYESORE

Cilat janë profesionet më të mirëpaguara në Shqipëri

Cilat janë profesionet më të mirëpaguara në

Sipas Instituti i Statistikave, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, në vitin 2018, grup-profesionet më të paguara në Shqipëri ishin: Deputetët, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë; Specialistët me arsim të lartë (profesionistë) dhe Teknikët e specialistët në zbatim.

Ndërsa grup-profesionet me pagë nën nivelin mesatar janë: Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; punëtorët e profesioneve elementare dhe zejtarët, artizanët e profesione të lidhura me to.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018, në forcën e punës ishin 1.404.000 persona. Të punësuar 1.230.000, ndërsa numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona.

Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 42.9% dhe 37.4% të të punësuarve gjithsej.

Një analizë mbi baza rajonale, tregon që në vitin 2018, qarqet me shkallë punësimi më të lartë për popullsinë 15-64 vjeç janë: Elbasani (61.5%) dhe Korça (59.5%). Ndërsa qarku me shkallë punësimi më të ulët është qarku Lezhë (45.6%). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë Qarku i Vlorës me 21.9% dhe ai i Lezhës me 19.2%.

Të fundit