Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Cilësi e dobët ligjbërjeje’, Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend
Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për “Për tregjet e kapitalit”.
Sipas Metës së pari nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit në Shqipëri.
“Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale”, shkruhet ndër të tjera në relacionin e arsyeve të kthimit të ligjit.
Meta thekson se miratimi dhe hyrja në fuqi e ligjit në këto momente dhe me këto parashikime që paraqesin problematika si më sipër, bëjnë që nga njëra anë vendi të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe jo funksionale, ndërsa nga ana tjetër, dhe aksesi i operatorëve në këtë treg të jetë i cenueshëm, duke mos ofruar garancitë e nevojshme ligjore.
“Disa prej kompetencave të renditura, i njohin këtij autoriteti të drejta të pakufizuara, ç’ka rrezikon të cenojë në praktikë parimin e sigurisë juridike, duke shkaktuar pasiguri të theksuar në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike nga subjektet e licencuara.”, shkruhet në arsyetimin e presidentit.
Në përfundim, Presidenti Meta shprehet i shqetësuar “nga mungesa e vëmendjes së deputetëve në shqyrtimin e projektligjeve.”
“Duket qartë se debati parlamentar në drejtim të përmirësimit të propozimeve ligjore ka rënë ndjeshëm. Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit të projektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.”, thuhet në letrën e Presidentit Meta drejtuar Kuvendit.