Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Cilësia e ujit në plazhe, Shqipëria me nivelin më të ulët në Europë
Sipas një studimi të bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit, Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i përket cilësisë së ujit në plazhe. Megjithëse të gjithë vendet e tjera europiane po ndjekin një trend në rritje të përmirësimit të standardeve në këtë aspekt. Vendi ynë është nën nivelin mesatar të saj me 37 % të cilësisë, ku vende të tjera si Luksemburgu, Malta apo Greqia kryesojnë në përmbushjen e standardeve në këtë aspekt.
Sipas studimit në vitin 2016 më shumë se 85% e vendeve bregdetare të Europës kaluan në sitën e standardeve të rrepta e rigoroze të Agjencisë Europiane të Mjedisit, ndërsa më shumë se 96% e vendeve përmbushën kërkesat minimale të përcaktuara sipas rregullave të BE.