Flash News

KRYESORE

Cilët janë deputetët që i kërkojnë PD të futet në zgjedhje?

Cilët janë deputetët që i kërkojnë PD të

Vetëm tre janë deputetët e Partisë Demokratike që në debatin që po zhvillohet në grupin parlamentar kërkojnë të pranohet 'Paketa McAllister' apo diçka e tillë, dhe të shkohet në zgjedhje. Burimet nga mbledhja thonë se janë tre 'senatorë' të PD Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi. Pjesa tjetër e grupit mbron idenë se me Edi Ramën nuk shkohet në zgjedhje, dhe mbështet opsionin e qeverisë teknike.

Eduard Selami, i cili u shpreh dje për tezën e pjesëmarrjes në zgjedhje, ashtu si Bregu e Topalli, 'mungon pa arsye' në takimin e sotëm të grupit parlamentar, për të cilin dje u ankua se pse nuk mblidhej.

Të fundit