Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Cilët libra do të merrte me vete në Arkën e Noes, njeriu i Kishës, Gjergj Meta?
ÇFARE PO LEXON GJERGJ META?
Nga një prift priten sugjerime kishtare. Ai i ka edhe ato, por më shumë hepon nga klasikët, të cilët sipas tij duhen lexuar të gjithë. Si njeri I Kishës nuk lë pa futur rrëfimet e Shën Agostinit te ‘të shenjtët’ e tekstit. Ndër tre librat që do të shtinte në Arkën e Noes në rast Përmbytjeje të Madhe (ai e korrigjon fjalën Apokalips, duke zgjedhur Përmbytje) ai do të shpëtonte…
–Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
Është një fjalor shumë i çmueshëm që mban datën 25 maj 1911, Italisht – Shqip, i përpiluar nga një jezuit italian, Atë Antonio Busetti S.J. E gjej shumë interesant sidomos për sa i përket fjalëve shqipe të gjetura. P.sh, kur ai përkthen fjalën concordemente e sjell në shqip me një mendet e një zemret ose p.sh. favorire, që ne përgjithësisht e bëjmë favorizoj, Atë Busetti në fjalorin e tij e përkthen me mbajtë krahë. E kështu ka me qindra shembuj që të ndihmojnë me mësu edhe shqip më mirë.
-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Varet. Ka autorë që blihen nga emri. Nuk mund të diskutosh një Dostojevskij, një Tolstoj, Hygo, Cervantes apo tani një Ecco. Por edhe për atë çka trajtojnë në bazë të asaj për çka je i interesuar. Pra, ndodhin të dyja.
–I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Sigurisht që jo. Dhe këtë ia bëj pyetje vetes shpesh. A do t’i lexoj ndonjë ditë ose p.sh, si i bëhet për t’i lexuar. Nuk e di nëse do t’ia dal, pasi dalin edhe tekste të reja përditë.
-Libri i parë që keni lexuar…
Duke shkuar në fëmininë e hershme fillimisht kanë qenë disa libra përrallash, por libri i parë i lexuar fund e majë ka qenë, si shumë të asaj kohe (bëhet fjalë vitet ‘80), Djemtë e Rrugës Pal.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Nuk kam kursyer për libra. Kam pas para- kam blerë, nuk kam pas- kam pritur kur t’i kisha. Por mund të them që për libra nuk jam kursyer. Kam libra të mirë dhe të çmueshëm në bibliotekën time, qoftë cilësisht e qoftë për nga çmimi.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Me miqtë apo shokët a shoqet e klasës. Në fshat nuk është se kishte një rreth lexuesish kushedi se çfarë, por me ato pak shokë e shoqe klase apo shkolle ndanim librat. Përgjithësisht ishte biblioteka furnizuesja kryesore, më vonë dolën edhe libraritë. Kur shkova në Itali në vitin 1994 pastaj ishte ndryshe. Mundësia e zgjedhjes ishte e madhe.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po, kur kam jetuar në Tiranë isha i anëtarësuar në Bibliotekën Kombëtare, por e kam shfrytëzuar shumë pak.
-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
Jo, nuk më ka ndodhur besoj. I kam kthyer librat, por mund të them se kam libra jo të mitë ende në bibliotekë që i kam marrë, por kanë mbetur aty, se as nuk m’i kanë kërkuar e unë nuk jam kujtuar t’i kthej.
-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Ndoshta më mungon ndonjë libër sidomos ngaqë kam lëvizur shumë këto vitet e fundit dhe bibliotekën e kam marrë gjithmonë me vete. Në fakt ka qenë një nga problemet kjo lëvizje, sepse rrugës ka mbetur ndonjë vëllim. Por nuk arrij të gjej një dhuratë që më patën bërë të një libri të vjetër që risillte Eposin e Kreshnikëve.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni disa tituj dhe si i siguronit?
Jo, nuk e dija tamam çfarë ishin librat e ndaluar. Kam dalë 14 vjeç nga regjimi. Por më kujtohet një libër i Izabel Alende në atë kohë që e kam lexuar e më thoshin se ishte libër i ndaluar, por nuk e di tamam nëse ishte vërtet apo jo.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Më pëlqejnë të dyja gjërat. Kush të dhuron një libër do të thotë se vlerëson dashurinë tënde për të bukurën, pasi një libër në përgjithësi është diçka e bukur dhe fton inteligjencën dhe sensin tënd të kulturës në veprim. Sigurisht varet se çfarë të dhurojnë, por si i thonë një shprehje kalit të falun nuk i kqyren dhëmbët. P.sh. për Krishtlindje një kushërira ime nga New York-u më kishte sjellë për dhuratë Christmas Carol të Dickens-it.
-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Shtrirë ose ulur në kolltuk kur bëhet fjalë për letërsi, pasi mendoj se i përgjigjet natyrës relaksuese të letërsisë. Ndërsa kur bëhet fjalë për teologji, filozofi apo shkencat juridike marr pozicion, d.m.th. në tavolinë, drejtë dhe me një laps apo stilolaps në dorë për shënime apo nënvizime.
-A lexoni në banjë?
Jo, nuk e kam këtë zakon të them të drejtën. Respektoj specificitetin e ambienteve.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Sigurisht italisht, por edhe anglisht, frëngjisht e me pak sforco edhe spanjisht sidomos kjo e fundit për tekstet juridike që kanë të bëjnë me studimet e specializuara që kam bërë në Romë.
-Mbani shënime kur lexoni?
Ndodh që po sidomos kur gjej diçka me interes që dëshiroj ta ndaj kur shkruaj publicistikë ose kur përgatitem për t’u folur njerëzve në konferenca. Por në përgjithësi nënvizoj ose shkruaj diçka anash librit, ndonjë lidhje me diçka tjetër që kam lexuar. Ndihmon shumë kjo gjë pasi është reflektive dhe meditative.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Kryesisht proza. Poezia me raste, por nuk e përjashtoj.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Patjetër klasikët grekë pothuajse të gjithë, qoftë filozofi e qoftë letërsi. Janë në pasurinë e Oksidentit dhe si të tillë duhen lexuar. E kam fjalën për Homerin, por edhe për Platonin e Aristotelin. Në Mesjetë duhet lexuar së paku Agustini (mundësisht «Rrëfimet») apo Boeci (Ngushëllimi i Filozofisë). Më vjen të them që duhet të lexohen klasikët e letërsisë ruse, franceze, angleze, spanjolle dhe italiane. Herman Hesse nuk duhet humbur për asnjë arsye në botë sikurse Dostojevskij apo Cervantes. Në harkun e një jete një lexues i mirë duhet të ketë lexuar gjithçka thashë më sipër dhe bashkohësit e tij, sigurisht emrat më në pah.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Rrëfimet e shën Agustinit.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin?
Një korrigjim të vogël në vend të Apokalips më mirë shkon Përmbytja. Do të shtija Librin tim “Ditar Periferie” në tre kopje.
-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Kush djeg libra, herët a vonë do të djegë qenie njerëzore: e thënë nga Heinrich Heine.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Në mes të shtegtisë së kësaj jete
U gjeta në një pyll krejt errësi
Se kishe humbë unë rrugën e vërtetë.
Duke qenë se po i afrohem të dyzetave, e jam në mes të shtegtisë së jetës time, nëse Zoti më jep jetë, këto vargje të Dantes më prekin e më bëjnë të reflektoj.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Don Kishoti i Servantesit dhe Idioti i Dostojevskit.
-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Tani nuk më bie ndër mend.
Çfarë po lexoni aktualisht?
Një libër të një murgu benedektin italian, Mariano Magrassi: Afferrati da Cristo (Të kapur prej Krishtit).
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38