Flash News

KRYESORE

“Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit?”

“Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit?”

“Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit?”, pas dorëzimit të mandatit ditën e sotme, kjo është pyetja që ngre Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli.

Kadilli, dyshues për dorëzimin e mandatit të Tahirit, ngre pyetjen nëse ka lidhje ky veprim i tij me frazën e huazuar nga Rama, “nuk ka as burrë nëne dhe as bir kurve që të më pengoj të bëj drejtësi”.

Reagimi i Fatbardh Kadillit:

Cili është imuniteti i ri i Saimir Tahirit? Tahiri dorëzoi sot mandatin ndaj nuk e ka më imunitetin e deputetit përballë drejtësisë. E gjithë mënyra si është trajtuar rasti i tij nga ai vet dhe nga Rama, tregon se ai sot ka siguruar imunitet tjetër. Kur Prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Tahirit, Rama nuk e lëshoi.

Kërcënimi pas shprehjes “nuk keni parë gjë akoma” e bëri me hije Ramën. As vetë Tahiri, edhe pse u përbetua se ishte gati të shkonte në qeli, nuk e dorëzoi atëhere mandatin, madje as vetëm imunitetin. Ccfarë ka ndodhur që sot nuk i duhet imuniteti i deputetit? A ka lidhje kjo me frazën e huazuar nga Rama, “nuk ka as burrë nëne dhe as bir kurve që të më pengoj të bëj drejtësi”, me të cilën Tahiri u shfaq sfidues në Kuvend? Kush është burri i nënës apo biri i kurvës që ia ka siguruar imunitetin? Mos vallë do të jetë ndonjë gjyqtar që pret të kalojë vetingun? Rasti i tij është prova dhe e vërteta për reformën në drejtësi.

Të fundit