Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Personalisht e kam shkëshilluar djegien e mandateve nga opozita. Por ky akt me mjaft pikëpyetje sa i takon precedentit që krijon e ka një vlerë të veçantë: ai i përgjigjet në një formë ekstreme farsës së pambaruar të manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk bën zgjedhje normale. Prej dy dekadash e më shumë. Vetëm këtu zgjedhjet përfundojnë rëndom në një betejë që kush të mbushë kutitë, kush të falsifikojë listat, kush të ndryshojë numërimin dhe procesverbalet, kush të lëshojë në arenë banditët, kush të terrorizojë zgjedhësit, kush të paguajë më shumë për të blerë vota. Nuk ndodh kjo as në Kosovë e Maqedoni. Pale në Greqi, në Itali apo në vendet e tjera me demokraci të konsoliduar. Ne e kemi poshtëruar në fakt altarin e zgjedhjeve të lira.
Me djegien e mandateve opozita e ka shfryrë këtë teprim. E ka me zgjedhjet e vitit 2017. Por gjesti është i tillë që vetvetiu, me dashje dhe pa dashje, përfshin në rrezen e goditjes të gjitha zgjedhjet e manipuluara. Edhe ato që opozita e sotme ka manipuluar vetë. Nga kjo pikëpamje mund të themi se kjo opozitë pritet të sjellë një kontribut të rrallë për ringritjen e zgjedhjeve, qoftë edhe me çmimin e vetëshpagimit apo larjes së mëkateve për pjesën e përgjegjësive specifike që kanë secila prej partive që e përbëjnë. Ama, në të ardhmen asnjë qeveri, parti apo kandidat nuk do të guxojë si më parë të njollosë e plagosë ngrehinën e shenjtë të zgjedhjeve. Në themel të këtij ndryshimi historik do të kishim një sakrifikim pa precedent si ky i mandateve.
Ky është leximi pozitiv i sakrificës në fjalë. Që të lexohet vetëm si një shërbim ndaj zgjedhjeve të lira, duke sfumuar leximet e tjera që e shohim si pretekst dhe si alibi shitblerjen e votave, djegia e mandateve ka nevojë të mbushet dhe konfirmohet me akte dhe përgjigje të tjera. Janë disa pyetje kyçe, për të cilat priten përgjigje të qarta qysh tani nga opozita. E para ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor për t’u dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin njerëz, jo vetëm sigla. Një ndryshim si ky me vlera të shumëfishta rrit numrin e rojtarëve të votës së lirë, përkushtimin e tyre për të mos lejuar shitblerjen dhe manipulimin e saj. Ka plot çështje të tjera që në lidhjen e tyre zvogëlojnë hapësirat e pazareve elektorale. Ato janë adresuar ose mund të adresohen në draftin e reformës zgjedhore. Por pyetja e pyetjeve në përpjekjen-mision të opozitës është: Si do t’ia bëjmë me mendësinë e shitblerjen e votës? Që nuk ka ekzistuar në fillimet e demokracisë. Vota e lirë çmohej si pasuri e madhe pa çmim. Me kalimin e viteve shitblerja ka ardhur duke fituar terren pa zhurmë ndaj formave të tjera të manipulimit. Në këtë kreshendo mbërrijmë në vitin 2017, kur shitblerja shënon një kulm, barazohet me mjetet legale të kompeticionit politik të partive qeveritare të kohës, PS, LSI dhe PDIU, madje në disa raste të njohura vepron si mjeti i vetëm i garimit.
Rrethana e ka sjellë që unë të jem ndër të parët në mos i pari zë publik nga PD-ja që ka denoncuar në mediat kombëtare shitblerjen masive të votës në ato zgjedhje, duke u ndalur në një fakt të fakteve që ishte rënia e lirë e euros gjatë katër javëve të fushatës elektorale. Figura autoritare të sistemit tonë bankar e patën shpjeguar paskëtaj fenomenin me hedhjen në fushatë të një sasie shumë të madhe eurosh të siguruara në rrugë informale, domethënë nga trafiku i kanabisit. Ja se si fenomeni “i pakapshëm” i blerjes së votave, e kishte nxjerrë kokën aty ku e vërteta nuk luan: te kursi i këmbimit të valutave të huaja. Manipulimi i zgjedhjeve është një kategori cilësore, jo sasiore. Kjo sentencë nuk e justifikon spekulimin në lidhje me numrin e mandateve që shton një forcë politike përmes manipulimeve dhe shitblerjes. Ekzistojnë një mori të dhënash të tjera që lejojnë njohjen e përafërt të rezultatit real të partive. Ka qenë e qartë në të gjitha llojet e sondazheve se në zgjedhjet e vitit 2017, PS-ja dilte parti e parë, jo me mbi shtatëdhjetë deputetë, sipas vlerësimit tim. Sidoqoftë një qëndrim i qartë dhe i prerë nga PD-ja ndaj zgjedhjeve ku kishte vluar paraja si asnjëherë më parë kishte sens politik nëse bëhej në të nxehtë. Pati kandidatë dhe deputetë që folën si individë, por zyrtarisht nga PD-ja nuk pati prononcime të qarta, ndërkohë që ministrat demokratë të qeverisë së zgjedhjeve vazhduan detyrën deri në fund. Pak më vonë Basha e bëri shitblerjen e votës një temë qendrore të fushatës se tij të rizgjedhjes kryetar i PD-së. Por vështrime të thelluara dhe realiste, shoqëruar me akte a propozime konkrete se si mund të dilej nga kjo kënetë nuk ka pasur as atëherë, as në vazhdim.
Janë dy palë që e realizojnë shitblerjen. Blerësit dhe shitësit. Nuk ia vlen të merremi se kush ka më shumë se faj. Tregu i votave, edhe pse i paligjshëm, nuk dallon nga tregjet e tjera sa u përket operatorëve që bashkëveprojnë si enë komunikuese në të. Mund të votohen ligje shumë të ashpra kundër shitblerjes, mund të investohen para për një survejim të jashtëzakonshëm, mund të bëhen marrëveshje solemne në nivelin e politikës së lartë ku palët angazhohen të marrin masa të menjëhershme kundër kandidatëve, stafeve, militantëve apo banditëve që planifikojnë ose kapen duke blerë vota. Të gjitha këto e të tjera si këto kanë vlerë, por nuk e zgjidhin problemin. Shitblerja e votave nuk eliminohet duke vënë në shënjestër shfaqjen, por arsyen themelore që e ka lindur, e ka rritur dhe e mban gjallë si dukuri. Arsyeja themelore është zhvlerësimi i votës si mjet i ndryshimit. Ka edhe të tjera dytësore e tretësore, por kjo është e para. Kjo sjell daljen e votës në treg. Partitë konkurrojnë si të ndryshme, por në vija të përgjithshme qeverisin njëlloj. Me pak ndryshime, ato rrotullojnë të njëjtat dukuri të qeverisjes: autoritarizëm, klane dhe kasta të mbyllura, demagogji, korrupsion, pandëshkueshmëri. Krahasimi se cila qeveri ka abuzuar më shumë se shoqja të çon në një terren qasjesh e spekulimesh politike partizane që nuk ndihmojnë për daljen nga bataku. Teoria e së keqes më të madhe apo më të vogël që mban në këmbë sistemin e simulimit të pluralizmit është thjesht për t’u neveritur. Sa të jetë ky sistem shitblerja e votave nuk do të ndalet. Do të ketë gjithnjë kandidatë dhe parti që do të duan të blejnë. Do të ketë gjithnjë zgjedhës që do të duan më mirë një vezë në dorë sot sesa një pulë imagjinare mot. Me këtë sistem kam frikë se nuk do të kërkojnë të blejnë vota vetëm ata që nuk kanë me se të blejnë.
Sa të ketë riciklim të kastave dhe klientelizmit nuk do të ketë rivlerësim të votës. Pa qarkullimin normal të elitave brenda partive dhe referimin konstant të virtytit në veprimtarinë e tyre nuk do të ketë rivlerësim të votës. Sa të ketë premtime të paargumentuara dhe mungesë të ndjesës publike për premtimet e pambajtura nuk do të ketë rivlerësim të votës nga qytetarët. E me radhë e me radhë.
Vota e zhvlerësuar është destinuar të rrijë në shtëpi për atë fashë të shoqërisë që ka turp ta shesë. Dhe të dalë në shitje nga një numër i papërcaktuar zgjedhësish që nuk e kanë këtë ndjenjë.
Lufta për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ia vlen të jetohet, siç thoshte Izajak Berlin, është në thelb në rastin e vendit tonë një përpjekje për të rikthyer vlerën pa çmim të votës. Kjo kërkon një revolucion paqësor në të gjithë mënyrën e të bërit politikë. Drejtësia e re, nga ana tjetër, pritet të japë një ndihmesë të dorës së parë në këtë rrafsh./ Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38