Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Është shumë i vështirë momenti kur fëmijët duhet të flenë, pasi duket sikur duan gjithë kohës të luajnë. Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes për fëmijët, pasi gjumi është shumë i rëndësishëm, si edhe orari kur duhet të flenë.
Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët. Orari ideal është nga ora 7 e pasdites deri në 9. Kjo do të thotë se pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar.
Një studim i vitit 2012 ka treguar se, fëmijët e moshës 7- 11 vjeç , që flinin vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm, kishin përqendrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë. Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël.
Prandaj prindërit duhet të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre. Provoni të vendosni fëmijët në gjumë vetëm 20 minuta më herët për disa net dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë.