Flash News

KRYESORE

Cili është "projekti i fshehtë" i Luanës? 'Big Brother' apo një program tjetër

Cili është "projekti i fshehtë" i Luanës?

Në puntatën e fundit të sezonit të tretë të "Shiko kush luan", moderatorja e emisionit, Luana Vjollca, ka bërë kurioz fansat dhe audiencën kur tha se shumë shpejt do e shohim në ekranin e Top Channel me një tjetër projekt.

Menjëherë fansat aluduan se bëhet fjalë për "Big Brother" pasi është njoftuar dhe më parë se ky reality shoë do të rikthehet në ekranin e Top Channel-it.

Por sipas "Anabel", të cilët kanë kontaktuar me burime në Top Channel dhe janë shprehur se bëhet fjalë për një tjetër program:

“Luana do të rikthehet me një program ku në qendër do të jenë çiftet”. Programi do të ndërtohet në bazë të lojrave dhe çifteve shqiptare, të cilët janë të panjohur për publikun.

Të fundit