Flash News

KRYESORE

Cili është rreziku i të qenit influencues në Instagram

Cili është rreziku i të qenit influencues në Instagram

Personazhet, të cilëve u kanë vjedhur llogaritë e tyre të Instagram duke u marrë kështu informacionet personale, punësojnë hakera në mënyrë që profili i tyre t’iu kthehet mbrapsht.

Shumë influencers që janë prekur nga ky fenomen thonë se procesi i rifitimit të llogarive të tyre të instagram është kaq i ngadaltë sa janë të detyruar të gjejnë mjete alternative për të rimarrë profilet e tyre. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura dhe email-ve që i dërgohen Instagram për t’i ndihmuar ata, hakerët e influencers thonë se në këmbim marrin vetëm email-e të automatizuar të padobishëm.

Influencers në mediat sociale e kanë kthyer aktivitetin e tyre online në punë fitimprurëse me orar të plotë, duke u punësuar nga kompani të ndryshme për të reklamuar produktet e tyre pasi zotërojnë dhjetëra mijëra ndjekës. Këto llogari, në platforma si Instagram dhe Snapchat, janë bërë burimi kryesor për jetesën e tyre dhe hakerët e kanë vënë re.

Sipas raporteve nga Motherboard shumë hakera kanë qasje në llogaritë e influencers duke u paraqitur si marka të interesuara në sponsorizim ose reklamim. Duke përdorur email-et që përmbajnë lidhje me phishing, hakerët hyjnë në llogari dhe ndryshojnë email-in dhe fjalëkalimin, të cilët pastaj nuk mund të aksesohen nga pronarët e ligjshëm të llogarisë.

Por kur influencers e prekur kontaktojnë Instagram për të rimarrë llogaritë e tyre, platforma në pronësi e Facebook thuhet se është e padobishme. Politikat e Instagram thonë se pa një e-mail dhe fjalëkalim të llogarisë, përdoruesit duhet të kalojnë nëpër një proces verifikimi për të siguruar që përdoruesi në të vërtetë është pronari i llogarisë.  Me gjithë hapat e duhur, influencers thanë për Motherboard se përpjekjet e tyre janë të padobishme.

Duke u nisur nga kjo, përdoruesit janë kthyer tek “ekspertët e palës së tretë” dhe “hakerët white-hat” për t’i ndihmuar ata të rimarrin llogaritë e tyre, shkruan Bussines Mag Albania. Një ekspert i tillë tha për Motherboard se ai ka truke për të përshpejtuar progresin e Instagram në rimarrjen e një llogarie. Një metodë tjetër është identifikimi i personit prapa këtij veprimi dhe pastaj hakimi i atij personi për të marrë llogarinë përsëri.

“Ne e dimë se humbja e aksesit në llogarinë tuaj mund të jetë një përvojë shqetësuese,” tha një zëdhënës i Instagram në një deklaratë. “Ne kemi masa të sofistikuara për të ndaluar aktorët e këqij para se të fitojnë akses në llogari, si dhe masa për t’i ndihmuar njerëzit të rimarrin llogaritë e tyre”.

Të fundit