Flash News

KRYESORE

Çili: Sinjali i SHBA me shpalljen ‘non grata’ të Dakos

Çili: Sinjali i SHBA me shpalljen ‘non grata’ të Dakos

Botuesi Henri Çili ka komentuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, situatën politikë në vend. Sipas tij, ’30 qershori’ duhet të përsëritet pasi nuk përmbushi kriteret e Kopehagenit, duke iu referuar konkurueshmërisë, prandaj duhet të përsërin.

Për shpalljen “non grata” e Dakos është shprehur se ndërkombëtarët synojnë të krijojnë besueshmëri te reforma në drejtësi ndërsa shton se një qeveri tranzitore do të ishte më dorëjashtë dhe më e pa përfshirë në impaktimin e reformës.

“Gjeste të tilla si shpallje non grata e individëve të tillë nga sekretari amerikan i Shtetit, tentojnë të sigurojnë opinionin publik (me individë nga të gjithë krahët. Deri tani kemi disa individë. Mendohet se është një listë më e madhe) është një kontribut i aleatëve ndërkombëtarë që ky proces të ketë vulën e besueshmërisë për të proceduar më tej.

Është shumë pak për të bindur opinionin publik ose më saktë jemi në fillim se çfarë do të ndodhë me këtë besueshmëri apo paanshmëri të reformës në drejtësi. Shoqëria shqiptare do të ishte më shumë në rrezik se sa më parë nëse do të kishte një drejtësi të re të kontrolluar në mënyrë strukturore nga njëra palë. Në këtë kuptim, ekuilibri i ri politik do ta çlironte formësimin e këtyre organeve të reja të drejtësisë duke e bërë atë një proces më neutral dhe më të pa ndikuar nga njëra palë dhe më të besueshëm për palën tjetër. Personalisht, kam besuar që një qeveri tranzitore do të ishte më dorëjashtë dhe më e pa përfshirë në impaktimin e reformës në drejtësi”, deklaroi ai.

Të fundit