Flash News

KRYESORE

Çiljeta Xhilaga më e shkathët se koleget, shenjë martese?

Çiljeta Xhilaga më e shkathët se koleget, shenjë martese?

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është treguar më e shkathët se koleget e saj këngëtare, për të kapur lulet e nuses.

Të ftuara mbrëmë në Top Show, ku u martua ‘live’ një çift i moshuar ishin Soni Malaj, Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Mariza Ikonomi dhe Laura Nezha. Këngëtaret shqipare si dhe Arbana Osmani u rreshtuan për të kapur lulet e nuses. E kur tufa e luleve është hedhur, Çiljeta dhe Albana janë treguar më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht. Por, duket se Albana nuk është ende gati për të veshur vellon e bardhë, duke ia lënë tufën e luleve Çiljetës.

Siç duket kjo është një shenjë se shumë shpejt do të dëgjojmë për dasmën e Çiljetës dhe Albanit. Megjithatë mbetet për t’u parë pasi çifti kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket lidhjes së tyre.

 

Të fundit