Çim Peka sqaron incidentin në studio gjatë intervistës me Lulzim Bashën: Kameramani kaloi një gjendje lipotimie

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në studion e Çim Pekës në Syri.net, teksa po intervistonte kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Gjatë kohës që po fliste Basha, në një moment është rrëzuar dollapi i studios dhe gjithçka u transmetua edhe në kamera. Ky episod bëri që intervista të ndërpritet për disa momente.

Pas incidentit, moderatori Peka ka sqaruar se shkak është bërë një gjendje lipotime (të fikët) i kameramanit që po filmonte në ato momente kryedemokratin Basha.

“Incidenti”!!! Igli, “operatori” i Bashes ne emision kaloi nje gjendje lipotimie ku per pasoje u rrezua dhe ra mbi kamera e ekranet e skenografrise. Tani eshte shume mire dhe gati per intervistën e radhës me Edi Ramen ne studion e “SYRI Tv”, shkruan Çim Peka, teksa njofton edhe një tjetër lajm, se pas Bashës, intervistën e radhës do ta realizojë me kryeministrin.