Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Çim Peka sugjerim Topallit: Jepe një dore në largimin e Ramës, edhe pse Luli nuk ja njeh kujt mundin
Gazetari Çim Peka i sugjeron politikanes Jozefina Topalli që të rikthehet në PD për t’i dhënë një dorë opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një status në Facebook, Peka arsyeton se nuk është Basha arsyeja e moskthimit të saj në parti ashtu siç mund të pretendojë.
Sipas Pekës për kryedemokratin se akush nuk ka interes, nuk ka asnjë shok e nuk ta kthen mundin.
Ndërsa Rama sipas tij është e keqja më e madhe e që duhet larguar me çdo kusht.
Komenti i plotë
“Jozi, nuk eshte argument Luli te mos rikthehesh ne PD per ti dhene nje dore opozites kunder Rames. Cdo gazetar qe mbron sot Lulin, moralisht ndjehet mire se askush nuk mund ta akuzoje gazetarin(en) per interesa personale, pasi te gjithe e dime qe Luli nuk ka asnje shok, nuk njeh borxh, nuk te kthen mundin. Shkurt, askush nuk ka interes per Lulin. Thjesht duhen bere te gjithe bashke te largojne Ramen. Askush ne kete toke nuk eshte i demshem sa ai. Shto faktin qe Luli eshte kryetar i PD-se prej padurimit tend, padurimit te Bamirit, padurimit te te gjithve nga ju qe sa ishit mazhorance me shume punonit per pasardhesin, se sa si njerez qe duhej te qeverisnit. Luli ndryshe nga ju kishte durim dhe kohe te priste Berishen, ashtu si sot thjesht po pret Ramen. Ky eshte “Lul durimi” qe triumfoi nga padurimi juaj. Prandaj, nuk eshte Luli argument per te mbajt Ramen. Jepe nje dore ne largimin e Rames, qofte edhe duke qene e vetedijshme se Luli nuk do ta ktheje borxhin”, shkruan Peka.