Flash News

KRYESORE

City shtyp "Djajtë e kuq", fitorja e tretë radhazi në "Old Trafford"

City shtyp "Djajtë e kuq", fitorja e tretë radhazi në

Gjysmëfinalja e parë e Carabao Cup, Manchester United - Manchester Cityt, u mbyll me fitoren 3-1 të djemve të Pep Guardiolës. “Cityzens” u treguan spektakolarë në transfertë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-3.

Bernardo Silva, Riyad Mahrez dhe Andreas Pereira (autogol) e mbyllën takimin para kohe. City dominoi gjatë gjithë lojës dhe goli i vetëm i United u shënua nga Rashford, thjesht si për të treguar se edhe "Djajtë e kuq" ishin në fushë.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Pep Guardiolës në Old Trafford në të gjitha kompeticionet. Ndeshja e kthimit do të luhet pas tre javësh në Etihad Stadium

Të fundit