Flash News

KRYESORE

Civici: Cili është mallkimi më i madh për ekonominë shqiptare

Civici: Cili është mallkimi më i madh për ekonominë

Ekonomisti Adrian Civici i ftuar në "360 Gradë" në Ora Neës, shprehet se mallkimi më i mdh për ekonominë shqiptarejanë të ardhurat nga trafiku i drogës.

“Jo 2 miliard por edhe 12 miliard të jenë prapë zgjidhje e përkohshme është. Marrim rastin e të ardhurave nga droga. Shqipëria ka pafund euro nga droga. Është e keqja më e madhe që mund të ketë ekonomia.

Me qindra milion euro në vit janë. Fakti që përditë ke tre-katër lajme për arrestime. Në ka ndonjë mallkim të madh janë paratë e ardhura nga droga, sepse deformon të gjithë ekonominë dhe prodhimin në vend”, u shpreh Cicici.

Më tej, ai shton se Shqipëria është një vend që nuk prodhon.

“Themi se jemi një vend bujqësor dhe importojmë mbi 1 miliard produkte bujqësore. Mbi 50% të buxhetin familjar shkon për ushqim. Në ka një gjë urgjente që ne duhet të bëjmë, duhet të financojmë prodhimin vendas që shqiptarët të punojnë. Nëse një vend e ka ekonominë e vet tek konsumi, tek remitancat dhe importi, është shumë e rrezikuar”, shtoi më tej ekonomisti.

Të fundit