Flash News

OP-ED

Ç’ka dëshiron ky koronavirusi?

Ç’ka dëshiron ky koronavirusi?

(Shkruan Aleksa Kishjuhas, gazeta “Danas”)

Mikrobet janë vrasësit më të mëdhenj në historinë njerzore

Si të tillë ata kanë ndikuar në mënyrë vendimtare në historinë njerzore. Nuk ishin të tillë as Kiri, Konstantini, Karli, Frederiku, Akesandri, Ivani apo organizma të tjerë që  ne i quajmë “të mëdhenj”.

Jo! Ishin mikrorganizmat. Pra ata mikrobet që prodhojnë edhe fruthin, malarien, kolerën, sifilisin, SIDA-n dhe gripin.

Për shembull, gjatë epidemisësë lisë në Perandorinë romake (165-180) vdiqën 5-10 miljonë njerëz, ndërsa gjatë “kolerës së Justinianit” (541-542) madje 25-40 milionë njerëz ose 40% e popullsisë. Dhe këto me pasoja të mëdha politike, shoqërore dhe historike.

Në shekullin 8 nga tifoja vdiqën rreth një e treta e popullsisë së Japonisë, ndërsa nga mortaja, ose Vdekja e zezë (1347-1351) 75-200 milionë banorë (20-60%) e popullsisë së Europës. Popullsia e Europës nuk e mori veten për 200 vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër e oqeanit, europianët nënështruan Amerikën Qendrore pikërsiht për shkak të epidemisë së tifos (1545-1548) që vra 15 milionë actekë ose 80% të popullsisë së tyre.

Nëse deri para pak kohësh mendonim se kjo është një e kaluar e largët, le të mendohemi edhe një herë.

Në shekullin përgjakur të 20, me dy luftëra botërore, holokaustin, genocicet e shumta, revolucionte, vrasjet, vetëvrasjet, pra nga dora e njeriut u vranë një miliardë njerëz. Ndërsa nga mikrobet- 1,7 miliardë njerëz, në epidemitë e kolerës, malaries, SIDA, gripit “spanjoll” dhe gripeve të tjerë. Nuk kemi arësye të supozojmë se në shkullin 21 do të jetë ndryshe.

Sepse kjo është bota e mikrorganizmave.

Përfshirë këtu edhe atë botën intime të trupave tanë. “Mesatarisht”, trupi i njeriut ka reth 30 trilionë qeliza njerzore dhe... 39 trilionë bakterie. Me fjalë të tjera, edhe trupat tanë kanëmë shumë mikrorganizma të “huaj”, sesa qeliza vetjake. Ndoshta edhe i tërë planeti, të gjithë bimet, kafshët dhe njerëzit shërbejnë vetëm si transportues të përshtatshëm të një forme të padukshme njerzore, si puna a aeroplan mbajtëseve ose njëfarë autobuzi urban për mikrobet. Ndoshta pikërisht për këtëështë edhe kuptimi jonë, kush e di?

Zoti është mikrobiolog dhe shakaxhi i madh. Sepse, viruset dhe bakteriet ekzistojnë në Tokë prej më së paku 3,5 miljardë vitesh, ndërsa njeriu vetëm 200 mijë vite. Pra as historia natyrore nuk është me ne, sepse mikrobet janë në këtë botë 18 mijë herë më të vjetër se në. Dhe deri në shekullin 17 dhe zbulimin e mirkoskopit as që e kemi pas ditur se ekzistojnë! E pra ne jemi ai lloji që dëshiron të jetojë sa më gjatë.

Dhe për këtë, që të përballemi me sëmundjet dhe pandeminë, sëpari duhet t’i kuptojmë mikrorganizmat.

Duket pak si badallallëk, sëpaku për kafshën arrogante njeri. Ç’ka dreqin presim, hajde t’i zhdukim qelbësirat.

Por, si në luftë ashtu edhe në paqe, ka rëndësi që njeriu ta kuptojë armikun në mënyrë që ta mundë. Pikërisht për këtë shkruan  antropologu dhe biologu Xhared Dajmondi në studimin kult që fitoi çmimin Pulicer “Mikrobet, pushka dhe çeliku: fatet e shoqërisë njerzore” (1997). Së pari dhe kryesisht, duhet ta kuptojmë se edhe ne Homo Sapiensët, edhe ata, koronaviruset, janë njëlloj produkt i evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror. Ose sikurse thoshte biologu revolucionar evolucionist Tedodosijus Xhobanski: “Asgjë nuk ka kuptim në biologji, vetëm nën dritën e evolucionit”. Pra, viruset, si dhe njerëzit macet, troftat dhe lakrat, vetëm duan të mbijetojnë dhe/ose të shumëzohen. Të qëndrojnë si lloj me një fjalë. Edhe mikrobi po ashtu dëshiron të prodhojë trashëgimtarë, të mbajë në portofol fotot e tyre ose t’i shpërndajë në fejsbuk. Dëshiron të përhapet në mënyrë virale. Dhe pikërisht këtu duhet ta pengojmë.

Në mënyrë që të bëjë më lehtë seks me të llojit të tij, kafsha njeri shkruan poezi, i bie kitarrës, shkon në palestër për trup të bukur, bën kozmetikë, mban taka të larta, heq kirurgjikisht qelizat e yndyrshme, dhuron lule dhe metale të çmuara, blen mercedesë, ose i mëshon fort të mësojë në shkollë. Të gjitha këto rritin burimet e njeriut (ose reklamojnë statusin e tij), kësisoj edhe rritet suksesi i tij riprodhues.

Kishin të drejtë Darvini dhe Frojdi: shumëzimi është gjëja rreth së cilës vërtitet e tërë bota. Por disa qënie të tjera kanë strategji tjetër, po ashtu të çuditshme për po këtë punën e seksit. Ndër ta dallohen në mënyrë të veçantë, dhe për ne veçanërisht të rrezikshëm, strategjia e mikrobeve. Sepse atë që ne e quajmë “sëmundje” ose “simptomë”, nuk është gjë tjetër veçse po ajo dëshira për riprodhim e këtyre mikrobeve.

Mësimet e biologjisë që në shkollë tetëvjeçare nënvizojnë: evolucioni nëpërmjet seleksionimit natyror përzgjedh ato qënie që janë më të suksesshme në krijimin dhe zgjerimin e trashëgimisë. Për mikrobet kjo do të thotë- sa më shumë “zot shtëpie” në trupat e të cilëve të mund të vendosin veten dhe pasardhësit e tyre për të banuar dhe shumuar.

Në çfarë mënyre?

Sikurse ilustron Dajmondi, disa mikrobe presin  pasivisht. Zakonisht që “zoti i shtëpisë” të hajë një tjetër zot shtëpie, përshmbull bakteria e salmonelës mezi pret që në të hamë vezë os emish pule të infektuar me këtë bakterie. Disa mikrobe të tjerëudhëtojnë. Përshembull, lëngu i një insekti që pickon një zot shtëpie dhe pastaj fluturon të kërcejë te tjetri. Këta insekte mund të jenë mushkonjat, mizat ose morrat, që ai puna e autobuzit urban mbartin mikrobet e malaries, mortajës ose tifos gjithandej. Ai mikrobi i rrezikshëm që ne e quajnë HIV, deri të i zoti tjetër i shtëpisë udhëton nëpërmjet gjakut, spermës ose qumështit të nënës.

Disa mikrobe të tjera “marrin fatin në duart e tyre” dhe ndryshojnë në mënyrë aktive anatominë e të zotit të shtëpisë. Këta janë mikrobet e sifilizit ose të lisë, dhe kësisoj te i zoti i shtëpisë shkaktojnë plagë në lëkurë. Më tej mikrobi vë në shërbimin e tij vetë të zotët e shtëpisë që ta ndihmojnë të shpërndahet, nëpërmjet prekjes, fërkimin dhe krehjes me të tjerët. Më në fund, më mëndjemprehtët janë mikrobet që ndryshojnë në mënyrë aktive, madje edhe kontrollojnë, sjelljen tonë dhe jo vetëm pamjen tonë. Përshembull bakteria që shkakton diarre të rëndë e detyron të zotin e shtëpisë të “shkojë shpesh nëWC”, gjë që bën të mundur që mikrobi të përhapet nëpër tokë, nëpërmjet ujit ose ujësjllesit deri te viktima tjetër.

Por ata më pjellorët janë mikrobet si puna e virusit të gripit. Ata e ndryshojnë shumë sjelljen e të zotit të shtëpisë, pothuajse padukshëm, duke e detyruar vetëm të kollotet dhe të tështitet. Në këtë mënyrë krijohet një ré e padukshme, pa aromë apo shije, në ajër dhe nëpër gjëra, duke e përhapur kësisoj trashëgiminë e tij në llojin tonë. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani me koronavirusin.

Me fjalë tjera, pandemia e koronavirusit është fakt natyror. Shumë i dëmshëm, tragjik, i keq dhe i rrezikshëm për llojin tonë konkret, Homo Sapiensin, por gjithsesi natyrore.

Dhe kjo jashtëzakonisht ë rëndësishme të kuptohet. Përse?

Ne pandeminë e quajmë zakonisht “luftë”, ose “gjendje e jashtëzakonshme”, nëse kjo kafshën njeri e ndihmon të mobilizohet dhe organizohet më mirë.

Mikrobet jetojnë nga lëndë ushqyese në trupat tanë, kur na shfrytëzojnë ne dhe na hedhin tej- sepse ose jemi bërë imunë ose kemi vdekur- u duhet të gjejnë trupa të tjerë për trashëgimtarët e tyre.

Ndërsa ky mikrobi specifik, COVID-19, përdor për këtë truke ekstremisht të poshtra. Me ditë dhe javë të tëra përhapet në mënyrë të padukshme mes të afërme tanë, zakonisht me tështitje, kollitje ose prekje, ose edhe nëpërmjet bisedës, shtërngimit të duarve apo frymëmarrjes.

Të gjithë këtë punë e kryen nëpërmjet piklave nga gryka dhe hunda të cilat me orë dhe me ditë të tëra qëndrojnë në sipërfaqet, siç janë gishtat, dorezat e derës, komçat, tryezat, letrat, telefonat celularë etj.

Kjo për qëniet si ne që jemi urbanë, shoqëri masive dhe e shoqërueshme që plaket, kjo është recetë për katastrofë..

Këtu qëndron tërë problemi.

Nuk është e ndershme të tallesh me pensionistët dhe qytetarët e tjerë të padëgjueshëm apo “jozeriozë” nëse janë të zemëruar dhe skeptikë ndaj autoriteteve. Sikurse nuk është e nevojshme t’i bombardosh qytetarët me informacione dhe urdhëra se ÇFARË duhet të bëjnë. T’i pastrojnë duart me sapun për tridhjetë sekonda me radhë; të mos prekin hundën dhe buzët; të mbajnë distancë nga njerëzit  etjerë; të mbyllen në shtëpi nëse ndjenë së kanë këtë apo atë simptomë, ose të vinë këtu ose atje.

Është e domosdoshme të shpjegohet PËRSE duhet të veprojnë në këtë mënyrë qytetarët. Përse ështëjo e zakontë të tështijmë duke vënë bërrylin përpara hundës? Përse të mos i japim  dorën njëri tjetrit, kur kjo është diçka e pandenjë për kulturën tonë?

Përse të punojmë nga shtëpia kur fëmijët na hidhen në kokë? Përse të mbështetemi te rinia, kur edhe ne vetë jemi në gjendje të shkojmë deri te posta dhe dyqani në qoshe të rrugës? Përse të mbyllemi nëpër shtëpitë tonë, kur jemi qënie shoqërore? Më saktë, duhet t’u shpjegojmë njerëzve se çfarë dëshiron koronavirusi.

Thuhet se COVID-19, për hir të së vërtetës nuk “dëshiron” ta vrasë të zotin e shtëpisë (siç bën përshëmbull mikrobi i ebolës, apo i tërbimit), por vetëm të rrisë praninë e tij në planet. Për këtë vdekshmëria është më e madhe vetëm te pleqtë me sëmundje kronike.

Atë që nuk di koronavirusi është se njerëz të tillë në popullatën tonë ka relativisht shumë. Pra, megjithëse ky virus është vdekjeprurës për dramatikisht shumë, e mbi të gjitha është edhe shumë infektues i heshtur. Ajo qëne quajmë simptoma, kollitja dhe tështitja, për korona virusin janë vetëm taktika për t’u përhapur dhe shumëzuar.

Në këtë kuptim, COVID-19 nuk ngjan me një vrasës aq masiv sa Adolf Hitleri, sesa me ndonjë sulltan të shpifur ose maharaxhá që mban një harem të madh me gra dhe konkubina. Sepse, si puna e Xhinxhiz Kanit, ka qejf në mënyrë perverse që gjenet dhe trashëgimtarët e tij të përhapen nëpër botë.

Për hir të së vërtetës, mikrobet duan të bëjnë dashuri dhe jo luftë. Kjo nuk është ndonjëfarë paraleleje e zgjuar, as shaka, por është një figurë mjaft e drejtë mentale e asaj që ndodh në pandemi- riprodhim eksploziv dhe eksponencial. Por njëkohësisht edhe pamja që është më adekuatja, nëse duam t’i mundim këta mikrobe. Në këtë proces duhet t’i pengojmë. Të armatosemi me dije, t’ua mbyllim  dyert, ose në ndonjë mënyrë që të mos sillemi andej këndej. Dhe të qëndrojmë në shtëpi.

Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza!

 

Të fundit