Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shanse të barabarta për të gjithë, investime kapitale, zhvillim proporcional të rajoneve, qeverisje shumënivelëshe dhe decentralizim të plotë të pushtetit lokal, eliminim të oligarkëve dhe harambashëve që shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin për pasurim abuziv dhe riprocesim të rasteve të montuara brenda këtyre njëzet viteve, do të mjaftonin të jenë shtyllat kryesore mbi të cilat do të duhej të projektohej programi i ri bashkëqeverisës
nga Emin AZEMI
Qeveria e re, krahas çështjeve të vjetra-reja, do të ketë edhe një partner të ri (Lëvizja BESA) dhe dy të vjetër (BDI-LSDM). Po t’i lexonim edhe njëherë kujtimet e ish Kancelarit Gjerman, Helmut Kohl, sigurisht që do të pajtohemi më të kur thotë se pas formimit të kabinetit të ri qeverisë, më shumë do të ketë kritikues, se sa përkrahës. Kritikuesit do të thonë pse nuk më zgjodhën mua ministër, kurse unë i shkreti mund të marrë vetëm 12,13 veta për të formuar kabinet qeveritar, thotë Kohl.
Kritikuesit
Edhe Qeveria e re (LSDM, BDI, BESA, PDSH) do t’i ketë kritikuesit e saj, por më të paktë do të jenë ata që do të ankohen pse nuk janë bërë ministra. Të shumtët, nga radhët e shqiptarëve të pakënaqur, që sigurisht nesër do të ndodhen në kujtimet e Ali Ahmetit, do të bashkohen rreth një kritike kryesore: Pse BDI hoqi dorë nga ideja për Kryeministër të parë shqiptar? Edhe Zoran Zaevi nuk do të kalojë mirë me kritikuesit e tij maqedonas. Ata sigurisht do ta akuzojnë për shumë gjëra, por do të jenë dy, tri akuza që do t’i rrotullojnë gjatë gjithë kohës në “xhuboksin” e mullirit opozitar. Pse Zaevi bëri koalicion me BDI-në kur gjatë fushatës zgjedhore u angazhua që ta çojë atë në opozitë dhe përdori një retorikë ofenduese ndaj saj? Pse Zaevi ua la resorët më të rëndësishëm BDI-së në këmbim të ruajtjes së kolltukut të kryeministrit? Sigurisht që publiku maqedonas i fokusuar rreth kauzave opozitare, ka edhe kritika tjera ndaj kryeministrit Zaev, por VMRO-së do t’i duhet ende kohë të reformohet së brendshmi, të paktën deri në atë shkallë sa të ketë moral t’i kërkojë llogari për qeverisje të pastër oponentit politik. Opozita shqiptare pas përfundimit të zgjedhjeve të 15 korrikut zhvilloi një fushatë publike të gjerë për të kontestuar dhe relativizuar fitoren e BDI-së. Por, pati edhe një ofertë bujare, të cilës nuk iu përmbajt deri në fund, se do të mbështesin kandidaturën e re për Kryeministër shqiptar nëse ajo vjen në Parlament. Opozita pati rastin që këtë ofertë ta shndërrojë në platformë të veprimit politik më 13 gusht, në një takim që ishte thirrur nga Ali Ahmeti. Nëse do të mbahej ai takim, sigurisht formimi i qeverisë së re do të kishte performancë dhe strukturë tjetër, ku gjithsesi nuk do të përjashtohej edhe Kryeministri shqiptar. Ndryshe nuk do të kishte logjikë ky takim, sepse BDI edhe ashtu nuk e ka pasur problem t’i bëjë numrat bashkë me LSDM-në për të formuar Qeverinë e re. BDI madje ka pasur ofertë edhe nga VMRO, por ajo iu përmbajt një parimi që nganjëherë në politikë flijimi i premtimeve elektorale mund të ndodhë nëse në këmbim arrihet një kompromis që do ta bënte procesin më shpresëdhënës për shumë çështje të hapura, që janë ndoshta më të qenësishme se posti i kryeministrit.
A ishte edhe në dorën e opozitës Kryeministri i parë shqiptar?
Për rrjedhojë, kritikat për mospërmbushjen e idesë së Kryeministrit shqiptar, nuk do të duhej të adresohen ekskluzivisht vetëm te BDI, por edhe tek opozita. Ftesa që iu bë kësaj të fundit në takimin e 13 gushtit kishte një temë qendrore: marrjen e përgjegjësive në qeverisjen e ardhshme të vendit. Opozita me vullnet dhe pa presion u vetpërjashtua nga tryeza e bisedimeve brendashqiptare dhe me këtë humbi edhe të drejtën morale që të kërkojë llogari nga BDI për mospërmbushjen e idesë së Kryeministrit shqiptar. Përqendrimi i opozitës vetëm në kontestimin e fitores së BDI-së, liferimi i informacioneve se gjoja do të bëjnë koalicion me LSDM-në duke huazuar edhe katër deputetë të VMRO-së, takimet jotransparente me liderët maqedonas, dhe heqja dorë nga bashkëpunimi brendashqiptar për të nxjerrë një produkt më të dinjitetshëm politik pas fitores kolosale me 32 mandate të përbashkëta shqiptare, e bën opozitën shqiptare (AA-ASH) më pak të besueshme në kauzat e saj për të demonstruar një qëndrim që do të ishte i kapshëm për të gjithë, sidomos për ata që kanë pritur se bashkëpunimi politik shqiptar në këtë proces pas zgjedhor do të arrijë të prodhojë një standard të ri vendimmarrës të shqiptarëve në Maqedoni.
Zhvillimit ekonomik e social - lajtmotivi i programit qeverisës
Qeveria e re po vjen në kohën kur vendi ndodhet në procesin e negocimit me BE-në, ku shumë lëvizje politike e institucionale ndodhen nën reflektorët e ndezur të Brukselit, por po vjen edhe në rrethana më relaksuese sa i përket marrëdhënieve me fqinjët, sidomos me Greqinë dhe Bullgarinë. Nëse anëtarësimi në NATO i atribuohet sidomos relaksimit të këtyre marrëdhënieve, atëherë është e logjikshme të presim që pikërisht ky binom LSDM-BDI të vazhdojë betejat diplomatike edhe në plotësimin e standardeve të kërkuara nga BE për t’u bërë një ditë anëtare e plotë e saj. Zaev dhe Ahmeti premtuan se do të punojnë në harmonizimin e programit qeverisës. Ata gjithashtu premtuan se do të dërgojnë ligje në Parlament, për të cilët paraprakisht do të merren vesh, por edhe do të reduktojnë administratën në llogari të cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Dy liderët thanë se do të këmbëngulin në luftimin joselektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe do të vendosin një standard të ri në vlerësimin e kuadrove që do të marrin drejtimin e institucioneve, përfshi edhe gjyqësorin. Qeveria e re duhet të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik e social dhe një shpresë më shumë për të gjithë ata që do t’iu nënshtrohen garës së konkurrencës në të gjitha fushat e jetës. Shanse të barabarta për të gjithë, investime kapitale, zhvillim proporcional të rajoneve, qeverisje shumënivelëshe dhe decentralizim të plotë të pushtetit lokal, eliminim të oligarkëve dhe harambashëve që shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin për pasurim abuziv dhe riporcesim të rasteve të montuara (sidomos kundër disa shqiptarëve) brenda këtyre njëzetë viteve, do të mjaftonin të jenë shtyllat kryesore mbi të cilat do të duhej të projektohej programi i ri bashkëqverisës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38