Flash News

KRYESORE

ClimateHub risia e Samsung për ngrohjen e ambientit dhe të ujit

Samsung ClimateHub është mundësia më e mirë për ata që duan komoditetin e përsosur në ambientet e shtëpisë. Sistemi ClimateHub mgroh jo vetëm ambientin por dhe ujin dhe është zgjedhje e parë projektet e ndërtimit dhe rinovimit.

Në terma më profesional,sistemi përbëhet nga një njësi e jashtme e pompës së nxehtësisë me ftohës R32, një njësi hidrike e integruar me depozitë të ujit të nxehtë 200 ose 260 litra, dhe një kontrollues të ri me prekje që lejon kontrollin e temperaturës. Samsung ClimateHub është në dispozicion në konfigurim Mono dhe Split.

Gjithashtu, i disponueshëm në opsione të shumta kapaciteti prej 5-8-12-16kW MonoPhase dhe 8-12-16kË TriPhase. Si konfigurim i Splitit të ClimateHub, njësia e jashtme është e lidhur me njësinë hidrike të integruar të depozitës nga tubat ftohës.

Dhe për ju që mendoni për energjinë elektrike, ka menduar Samsung më parë, për shkak të efikasitetit të tij të lartë të energjisë, të dyja ClimateHub Mono dhe Split vijnë me një etiketë energjie A +++ për efikasitetin mesatar të ngrohjes sezonale, bazuar në temperaturën 35 gradë të ujit. Ky vlerësim i energjisë A +++ është rezultati maksimal i arritshëm bazuar në klasifikimin e ri të etiketës së energjisë, efektiv që nga shtatori 2019

Kjo mundësi është edhe për apartamentet e vogla por edhe për shtëpitë e mëdha pasi është e disponueshme në 200 litra ose 260 litra,çka lejon mundësi të ndryshme instalimi.

Një tjetër veçori pozitive është se nuk ka zhurmë. Me modele specifike dhe kushte të veçanta të funksionimit, 4-Step Quiet Mode e sistemit Samsung ClimateHub lejon përdoruesit të zvogëlojnë nivelet e zhurmës së njësisë së jashtme të pompës së nxehtësisë deri në 35dB (A) **.

Të fundit