Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Çlirim Gjata i quan gjyqtarët e prokurorët legena: Ndërkombëtarët nuk e mbështesin Ramën
Sekretari për çështjet ligjore në PD-së, Çlirim Gjata, nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shkodër pas masës së arrestit ndaj ish deputetit Bardh Spahia.
Ish kreu i KQZ-së, u shpreh se vendimi i sotëm është dhënë me urdhër politik të Edi Ramës.
“Bardh Spahia u la në arrest shtëpie. Çfarë tregon ai vendim, e shumë të tjerë si ky? Tregon kapjen e gjykatës nga Rama. Është urdhër i Ramës. Si ka mundësi të arrestohet Spahia që po proteston për votën e lirë e horrat e gangsterët që flasin për vjedhje votash, nuk i hyn ferr në këmbë. Dosjet 339 e 184, Prokuroria i ka ditur para nesh po nuk i bënte transparente për të mos dëmtuar Ramën e Rilindjen. Gjyqtarë e prokurorë legena plehrat e shoqërisë që marrin vendim nga Rama, e nuk arrestojnë ta që vjedhin me qindra miliona e si hyn ferr në këmbë. Kjo është për të dalë në rrugë.
Është shprehje e vjetër e Amerikës: Kur qeveria trash zullumet kundër popullit, popullit i lind e drejta me çdo mënyrë për të rrëzuar qeverinë.” tha Gjata për emisionin “Kjo Javë”.
Ai u shpreh se në çdo vend demokratik, një lider politik pas të tillë skandali do të je[te dorëheqjen e do të largohej fare nga politika. Por kjo nuk mund të thuhet për një njeri si Rama, që ka ardhur në pushtet sipas tij me votat e krimit.
“Qeveria thotë se s’bën do të arrestohet populli, thotë se s’bën do të votohet me 30 qershor. Të gjitha i ka bërë dhe vijon t’i bëjë këto gjëra.
KQZ është një ndërmarrje , pra një hamall i zgjedhjeve, o me Gjykatë Kushtetuese ose me revolucion ndryshohen gjërat. KQZ është në shpërdorim detyre dhe ajo katërshja do të marrë përgjegjësinë se po e çon Shqipërinë në zjarr. Janë në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Janë për burg ata që kanë marrë këtë vendim. Ne nuk kemi asgjë me ta. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje.
Si ka shkel ligjin kur ka dekretin nga mbrapa. Çdo Edi Rama që hyn tek kryetari i bashkisë. PD po shpëton demokracinë. Është e dyta herë. Ndërkombëtarët i kanë hequr mbështetjen sidomos pas përgjimeve. Do të këtë surpriza edhe nga faktori ndërkombëtar”, përfundoi Gjata.