Flash News

KRYESORE

Çlirim Gjata: Kritikët e Bashës në Kryesi, standard i ri në Partinë Demokratike

Çlirim Gjata: Kritikët e Bashës në Kryesi, standard i ri

Njëri nga personazhet më të rinj në arenën politike të demokratëve është Çlirim Gjata, i zgjedhur si Sekretar për Çështjet Ligjore. Në emisionin “Open” në Top Channel, Gjata theksoi se vota ishte përfaqësuese dhe cilësore.

Vërtet s’jemi mësuar ende me këto standarde, por mendoj se fakti që zgjidhet një person që edhe ka kritikuar kryetarin në të kaluarën, ky përbën një risi dhe një standard të ri”, deklaroi ish-kreu i KQZ-së.

Gjata madje solli edhe shembuj të politikanëve të huaj sesi afronin edhe zërat më kritikë pranë vetes. “Kemi përballë një parti në pushtet që jo vetëm ka ardhur me vota të deformuara, ka bërë edhe një referendum për të mos bërë zgjedhje brenda partisë, ndërsa në PD po tregohet se janë vendosur disa standarde, që ndoshta duheshin vënë më herët”, sqaroi Çlirim Gjata.

Standard të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Gjata quajti edhe faktin që rivalja e tij e mori në telefon për ta uruar pas përfundimit të numërimit.

Të fundit