Flash News

KRYESORE

‘Çmendet’ lushnjari, qëllon me thikë 3 të rinj, në pranga bashkëpunëtori

‘Çmendet’ lushnjari, qëllon me thikë 3 të

3 persona kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me thikë nga një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Lushnjes, ku sipas policisë 35-vjeçari me inicialet E.SH ka qëlluar me thikë tre të rinjtë, pas një konflikti të momentit.

Të plagosur kanë mbetur L.Ç 20 vjeç, A.C 23 vjeç dhe D.S 15 vjeç, të cilët janë në spitalin Rajonal të Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në pranga ka përfunduar Renato Pupi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, pasi ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

Të fundit