Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në Itali.
Sipas mediave italiane, deri tani ka shkuar në tetë numri i viktimave, mes tyre edhe një punonjës i forcave zjarrfikëse. Po ashtu, një tjetër person është cilësuar i zhdukur.
Shkak për këtë situatë është bërë moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe erëra të forta e përmbytje nga reshjet intensive të shiut prej ditës së djeshme.
Në këto kushte, shkollat dhe institucione të tjera edukimi janë mbyllur për ditën e sotme deri në një njoftim të dytë për të shmangur situata të tjera tragjike.
Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.
Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.