Flash News

KRYESORE

Çmendet Sarri, do sulmuesin dështak të Premier Leagues

Oliver Giroud duhet të largohet nga Chelsea dhe të gjejë një ekip për të luajtur nëse do të përfshihet në listën e Euro2020. La Stampa shkruan se Juventusi po mendon të afrojë në Torino shtatlartin. Trajneri Maurizio Sarri e njeh mirë se ka punuar me të te Chelsea dhe mund të dëshirojë afrimin e tij.

Ai shihet si zëvendësuesi përfekt i Mario Mandzukicit. Kroati la ekipin e kampionëve të Italisë për t'iu bashkuar Al-Duhailit në Katar. Francezi mund të tundohet nga ideja për të luajtur në Serie A dhe me një klub si Juventusi që të imponon respekt dhe i jep pikë për Euro2020.

Trajneri Frank Lampard nuk e do dhe diçka të tillë e ka bërë të qartë. Kampioni i botës ka luajtur vetëm 7 ndeshje në të gjitha kompetcionet dhe në total ka grumbulluar 282 minuta. Shumë pak për të merituar ftesë, por dhe kalimi te Juventusi nuk i siguron atij minuta loje. Ai do ta ketë shumë të vështirë të çajë në një ekip me Ronaldon, Higuain dhe Dybalasë.

Të fundit