Flash News

KRYESORE

Ç’mendojnë qytetarët, a duhet të ketë një tjetër takim Rama-Basha?

Ç’mendojnë qytetarët, a duhet të ketë një

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i drejtoi një letër të hapur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku e ftoi të ulej në dialog, por pa kushte.

Ndërsa kryedemokrati iu përgjigj nga Durrësi se nuk do të ketë pakte kulisash, por vetëm dialog kombëtar, në emisionin ‘Opinion’ mbrëmë u zhvillua edhe një sondazh online për të kuptuar se çfarë mendojnë qytetarët për këtë ftesë të hapur të Ramës.

A duhet të ketë një takim Rama – Basha? Ishte kjo pyetja që votuan qytetarët për më shumë se një orë. Nga rezultati në facebook rezultoi se shumica dërmuese ishin kundër këtij dialogu.

Kështu, rreth 3400 qytetarë mendojnë se duhet një takim i dytë Rama-Basha, që vendi të “shpëtojë” nga kriza politike, ndërsa rreth 5800 janë shprehur kundër.

Të fundit