Ç’mendon Marku për kolegët në garë për Prokurorinë e Përgjithshme? “Dy nga kandidatët i kam patur shokë klase”

Kryeprokurorja Arta Marku është kandidate për Prokurorinë e Përgjithshme. E pyetur për kandidatët në garë, në emisionin “Open”, Marku u shpreh se dy nga kandidatët i ka patur shokë klase në Magjistraturë.

“Olsion Çela dhe Fatjona Memçajn i kam patur në klasë në Magjistraturë.

Për dy të tjerët që nuk i kam patur shokë klase, kam respekt”, tha Marku.

E pyetur më tej se kush nga kanditatët sipas saj i përmbush kriteret, Marku tha:  “Të gjithë i plotësojnë”.