Flash News

KRYESORE

Çmenduri: Bayerni hedh sytë nga Milot Rashica

Çmenduri: Bayerni hedh sytë nga Milot Rashica

Një ide e çmendur nga Gjermania, aty ku Bayern Munchen i është propozuar Milot Rashica. Ylli i Werder Bremen po bën mirë dhe ish-lojtari i kampionëve të Gjermanisë, Diermar Hamman, momentalisht analist te Sky, mendon se shqiptari i Kosovës do t'i bënte goxha punë.

Ai shprehet hapur se më mirë të shpenzohet te Rashica se sa te Lorey Sane. "Nëse duan të marrin lojtarë, të shohin te Bremen. Milot Rashica mund të jetë një opsion më i lirë, në kushtet kur Kingsley Coman dhe Serge Gnabry dëmtohen shpesh. Të dy të fundit janë po aq të vlefshëm sa Sane".

Hamman beson se nuk duhet investuar te Rashica, pasi ka shumë mëdyshje për diçka të tillë. "Kam dyshime te Sane. Nëse një trajner si Pep Guardiola, që konsiderohet si një nga më të mirët e botës, nuk do të mbajë më një lojtar me një talent të tillë, do të thotë se këmbanat e alarmit kanë rënë".

Të fundit