Flash News

KRYESORE

Çmenduri: Fury mund të braktisë boksin, rrezikohet ndeshja me Wilder

Çmenduri: Fury mund të braktisë boksin, rrezikohet ndeshja me

Boksieri karizmatik Tyson Fury mund të largohet nga boksi per t'u përfshirë si superstar WWE. Oferta e kësaj kompanie ka qenë fantastike. Anglezi ka futur në llogarinë personale 12 milionë paund për ndeshjen kundër Braun Strowman.

"Gypsy King" ka shokuar fansat e boksit, pasi ke komentuar se nuk po mendon për boks, por për WWE. Ish-kampioni i botës mund të hedhë pas krahëve ndeshjen e revanshit ndaj Deontay Wilder.

"Kush e di, pas kësaj sfide mund të jenë dhe shumë të tjera, varet se çfarë dëmtimesh marr më 31 tetor. Kush e di, pas Braun Strowman mund të ndeshem me Cain Velasques, ose me Brock Lesnar, kush e di.

"Jam duke u stërvitur në ambientet e WWE në Orlanda. Duhet të pushoja për shkak të problemeve me syrin tim, por jam i emocionuar për ndeshjen kundër Braun. Ndeshja ime me Wilder do të jetë ndeshja më e madhe e boksit, por nuk po mendoj për të tani. Thjesht po shijoj jetën time dhe po përqëndrohem te WWE", - tha Fury.

Të fundit