Flash News

KRYESORE

ÇMENDURI: Interi ofroi 250 milionë për Messin, italianët u përpoqën të bindnin "Pleshtin"

ÇMENDURI: Interi ofroi 250 milionë për Messin, italianët u

Një prapaskenë e çmendur merkatoje ka dalë në skenë nga ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporte. Ish-numri një i klubit kujton se Interi dëshironte Lionel Messin në vitin 2006, madje ishin të gatshëm të paguanin 250 milionë euro për talentin argjentinas.

"Ishte viti 2006, pronari i Interit Moratti më ofroi 250 milionë euro. Ai më ofroi këtë shifër parash dhe unë thashë 'Jo'. Nuk e konsiderova për asnjë minutë, por problemi im i vetëm ishte që po flisnin dhe tentonin me babain e Messit, Jorge.

"Unë fola me babin e tij dhe i thashë që me shumë mundësi do të fitonte më shumë para tek Interi, por ne kemi struktura për t'u bërë një lojtar i madh, një familje që e ka ndihmuar atë që kur ishte 13 vjeç. Fatmirësisht ata vendosën të qëndrojnë. Imagjinoi sa shumë historia do të ndryshonte nëse ne do të shisnim Messin", - tha ai.

 

 

Të fundit