Flash News

KRYESORE

Çmenduri: Juventusi do Ronaldon e ri, gati 380 milionë euro

Çmenduri: Juventusi do Ronaldon e ri, gati 380 milionë euro

Juventusi mund të futet në garë për shërbimet e Kylian Mbappe. Torinezët kanë nisur të mendojnë për Ronaldon e ri, pasi portugezi është 34 vjeç dhe natyrisht që është në të perënduar të karrierës së tij.

Presidenti Andre Agnelli po mendon për afrimin e një sulmuesi të kalibrit botëror. Mbappe është emri i duhur, pasi ka të ardhme të sigurt, është i ri dhe ka treguar se jep garanci. Problemi qëndron te pagesa që duhet të kryejnë italianët.

380 milionë euro mund të kushtojë operacioni për afrimin e kampionit të botës në Itali. Një çmenduri, pasi po flasim për një futbollist. Juventusi do që të kthehet në klubin më të madh në botë, por lëvizje të tilla mund të jenë shkatrrimtare për klubin.

Të fundit