Flash News

KRYESORE

Çmenduri: Tifozët i marrin vendin trajnerit, u tregojnë skemat lojtarëve

Çmenduri: Tifozët i marrin vendin trajnerit, u tregojnë skemat
Një rast i çmendur ka ndodhur në kampionatin holandez, aty ku skuadra e ADO Den Haag po lufton për të mos rënë nga kategoria. Një situatë thuajse e pamundur, pasi në ndeshjen e fundit, Heerenveen pati 38 sulme në portën e Den Haag. Në kushte të tilla, tifozët nuk kanë duruar më dhe kanë zbritur vetë në fushën e stërvitjes. Ata kanë marrë një tabelë skematike dhe u kanë treguar lojtarëve të tyre skemat e lojës. Tifozët nuk kanë më besim te stafi teknik dhe lojtarët e tyre. Den Haag ndodhet në vendin e 17-të në kampionat dhe rrezikon të bjerë seriozisht. Ata janë salduar në vendin e parafundit dhe në 5 ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore. Kjo situatë ka detyruar fansat e tyre të marrin situatën nën kontroll dhe të dhurojnë situata të tilla qesharake.

Të fundit