Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Femrat përdorin metoda të ndryshme për të zhdukur celulitin, por ajo ç’ka përdorin rusët është çmenduri.
Noti në ujëra të akullta preferohet gjithmonë e më shumë edhe nga të rinjtë rusë.
Anëtaret e klubit “Valruset e kryeqytetit” i kanë dhënë këtij sporti një imazh krejt të ri. Sipas tyre, të notosh në ujëra të tilla bën shumë mirë për shëndetin, e madje një nga vajzat e klubit, Viktoria Tsuranova, betohet se ndihmon shumë edhe me celulitin.
“Që kur kam filluar notin në ujë të ftohtë, këtë sezon dhe atë paraardhës, nuk jam sëmurur as edhe një herë të vetme. Tani, nuk di ta them me siguri nëse është pasoje direkte e këtij aktiviteti, por unë ndihem shumë mirë prej tij, e përveç kësaj, është i jashtëzakonshëm për të luftuar depozitimin e dhjamit”, tha Viktoria Tsuranova.
Ujërat në të cilat zhyten të rinjtë shkojnë nga zero deri në minus katër gradë Celsius, shkruan TCH.
Por ajo këshillon gjithashtu të bëhet kujdes, sepse personat që kanë probleme me zemrën apo me frymëmarrjen, nuk duhet ta provojnë.