Flash News

KRYESORE

Çmimet e Gazetarisë ‘Erion Veliaj’

Çmimet e Gazetarisë ‘Erion Veliaj’

Kryetari i Bashkisë ka zgjedhur emrin e gazetarit Andrea Stefani për të pagëzuar një shkollë të re në Tiranë. Duke publikuar lajmin Erion Veliaj theksonte edhe arsyet e përzgjedhjes: ‘për gazetarët e drejtë dhe të ndershëm’.

Përkufizimi i Stefanit të ndjerë, të ndarë nga jeta para kohe, si i drejtë dhe i ndershëm mund të ketë lënë të pakënaqur shumë vetë, të cilët ndoshta nuk e shihnin as me njërën dhe as tjetrën cilësi. Ndërkohë, fakti që Stefani kishte parapëlqimet dhe animet e veta politike, që i shfaqte hapur në shkrime apo debate televizive, nuk e bën atë as të padrejtë dhe as të pandershëm.

Ajo që vlen në këtë rast është përdorimi që Erion Veliaj i bën gazetarit Andrea Stefani për qëllimet e veta politike. I gjendur në syrin e stuhisë pas botimit të një serie shkëmbimesh telefonike me pronarin e Ora News, Ylli Ndroqi, ku Veliaj bënte presion dhe etiketonte asokohe drejtoren e Informacionit, Beti Njuma, ai i ka hedhur vetes një ‘xhaketë shpëtimi’. Duke përzgjedhur një gazetar ai tenton të thotë se nuk ka gjë me gazetarët, por vetëm me ‘të padrejtët’ dhe ‘të pandershmit’.

Nëse Njuma është e tillë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Stefanin, duket se është logjika e tij. Ata si ai, pasi vdesin, i shpërblejmë duke emërtuar shkolla apo kinema, ndërsa për të gjallët ka mënyra të tjera më 'të larmishme'.

Në rastin e parë marrim përsipër edhe të përcaktojmë shijet, por edhe kanonet e etikës dhe moralit duke kryer një edukim të dyfishtë, si qytetar edhe profesional gazetaresk.

Ky sigurisht është një pretendim i tepërt nga ana e administratorit të qytetit, i cili nuk mund të shpërndajë çmime dhe rekomandime gazetarie.

Por, ky nuk ështe faji i tij, por i shoqatave, shkolles se Gazeterise dhe vete gazetareve.

 

Të fundit