Flash News

KRYESORE

Çmimet "Hip-Hop Act" në Gjermani, Loredana e vetmja femër e nominuar

Loredana, e dashura e reperit të njohur shqiptar Mozzik, arriti të bëhej mjaft e suksesshme me këngët e saj jo vetëm në Gjermani por edhe në Shqipëri.

Ata kanë një duet së bashku dhe disa hite të tjera solo, të cilat kanë rezultuar shumë të pëlqyera për publikun.

Por jo vetëm kaq. Loredana është reperja e vetme femër e nominuar së fundmi për çmimin ‘Hip-Hop Act’ në Gjermani.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falenderuar të gjithë fansat e saj për mbështetjen.

“Përshëndetje njerëz. Përveç faktit që jam nominuar, unë ju kam një borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe mund të mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet, por mbështetja gjigante jeni ju që keni qenë me mua deri më sot.

Jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë për të dëgjuar këngët e mia. Nuk më intereson kush e merr vendin e parë, unë përpiqem të jap më të mirën time.

Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzikë të mirë. Unë jam nominuar në BEST HIP HOP ACT”, shkruan Loredana në postimin e saj në Instagram.

Të fundit