Flash News

KRYESORE

Çmimet ‘Oscar’, kush ishte aktorja e vetme që veshi pantallona

Në eventin e ndarjes së çmimeve “Oscar”, teksa të gjitha zonjat dhe zonjushat ishin të veshura me fustane dhe veshje të tjera të përsosura për mbrëmje të tilla “gala”, vetëm aktorja e njohur Emma Stone, ka parakaluar në tapetin e  kuq me pantallona.

Ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë të kuqe, të lidhur me një fjongo rozë në mes.

 Vitin e kaluar Emma fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “La La Land”, ndërsa këtë vit ajo ka qenë një ndër prezantueset e kësaj mbrëmjeje.

Madje Emma ka theksuar faktin se është viti 2018 dhe nuk ka ndonjë arsye që gratë mos të veshin pantallona.

Gjithsesi, mund të themi se ajo dukej vërtetë bukur.

Të fundit