Çmimi ‘Artisti më i mirë Internacional’ shkon për grupin “Sizma” nga Italia

Sonte është nata finale e “Kënga Magjike” e cila ndryshe nga vitet e tjera, në këtë edicion nuk do ketë çmime për çdo kategori. Sonte do jepen vetëm katër çmime në total, pasi për herë të parë ka shumë artistë të huaj.

Çmimet që do jepen janë :

Artisti i ri më i mirë internacional

Artisti i ri më i mirë shqiptare

Artisti “big” më i mirë i huaj

Dhe çmimi  i parë dhe i madhi

Deri tani është dhënë vetëm çmimi “artisti më i mirë i ri internacional” dhe ky çmim ka shkuar për grupin italian “Sizma”.

Ndërkohë konkurrimi dhe gara për të mirin vazhdon dhe sonte do të shpallet dhe kënga fituese e cila këtë vit nuk do votohet më nga këngëtarët por nga publiku dhe juria profesioniste.