KRYESORE

Çmimi i lartë dhe varësia, përdoruesit blejnë heroinë ‘me listë’ në Tiranë

Çmimi i lartë dhe varësia, përdoruesit blejnë

Shqipëria vazhdon të jetë nj nga korridoret ballkanike të trafikut të heroinës dhe kokainës që trafikohet drejt vendeve të Europës.

Gjatë një operacioni në zonën e “21 Dhjetorit”, Prokuroria zbuloi një fakt të ri, disa përdorues po blejnë drogë me lista megjithëse sfida kryesore e autoriteteve është fshirja e Shqipërisë nga harta e kultivimit te kanabisit. Borxhet janë dhe një nga shkaqet kryesore të krimeve.

E gjitha kjo shkaktohet nga mungesa e të ardhurave për të paguar dozën dhe varësinë nga heroina tha një burim policor. Javën e kaluar gjatë sekuestrimit të 1 kilogrami heroine që po shpërndahej tek klientët fiksë, prokuroria zbuloi gjithashtu një listë përdoruesish që u jepej doza dhe u shënohej emri si borxhlinj.

Aksioni “laboratori” nisi duke ndjekur njërin nga shpërndarësit Pieraldo Pelushi, të cilit ju gjetën me vetë 33 doza heroine.

Të fundit