Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi iu dha bashkërisht dr. Harvey J. Alter, Michael Houghton dhe Charles M. Rice të hënën, për zbulimin e virusit që shkakton hepatitin C, një përparim që komiteti Nobel tha se "kishte bërë të mundur analizat e gjakut dhe ilaçe të reja që kanë shpëtuar miliona jetë”.
"Për herë të parë në histori, sëmundja tani mund të kurohet, duke rritur shpresat për çrrënjosjen e virusit të hepatitit C nga popullata botërore," tha komiteti në një deklaratë. Ata e shpallën çmimin në Institutin Karolinska në Stokholm.
Rreth 71 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me sëmundjen kronike të virusit të hepatitit C, një patogjen i transmetuar nga gjaku që mund të shkaktojë inflamacion të rëndë të mëlçisë, ose “hepatitis”, dhe transmetohet zakonisht përmes gjilpërave dhe shiringave të përbashkëta ose të ripërdorura, transfuzione gjaku të infektuara dhe marrëdhënieve seksuale që çojnë në ekspozim të gjakut.
Testet dhe trajtimet "të gjitha fillojnë me aftësinë për të njohur ekzistencën e virususit”, tha Craig Cameron, shef i Departamentit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill dhe një studiues i hepatitit C.
Pse fituan ata?
Zbulimi i virusit të hepatitit C zgjidhi një mister të madh shkencor që kishte munduar mjekë dhe studiues për vite me rradhë.
Një numër i viruseve të hepatitit mund të infiltrojnë mëlçinë dhe të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, disa prej të cilave janë fatale. Një nga mënyrat kryesore të transmetimit të hepatitit është përmes transfuzionit të gjakut, një nga procedurat kryesore të shpëtimit të jetës në mjekësinë moderne, që mund të ketë pasoja vdekjeprurëse kur gjaku ështe i ndotur.
Virusi i hepatitit A zakonisht ka më pak ndikime afatgjata në njerëzit që infekton. Një tjetër virus, virusi i hepatitit B, ka tendencë të mbetet në trup dhe është përgjegjës për qindra miliona infeksione kronike në të gjithë botën, shumica prej të cilave mbeten ende të padiagnostikuara. Zbulimi i virusit të hepatitit B i dha Baruch Blumberg çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1976.
Në vitet 1970, dr. Alter drejtoi një ekip shkencëtarësh në zbulimin se shumica e rasteve të hepatitit post transfuzioni nuk kishin ngjashmëri me viruset e Tipit A ose B, një aluzion për ekzistencën e një patogjeni që nuk ishte zbuluar ende.
Në vitet 1980, dr. Houghton, së bashku me dy kolegët Qui-Lim Choo dhe George Kuo, u bënë të parët që identifikuan dhe emëruan zyrtarisht virusin e hepatitit C si fajtorin infektiv. Puna çoi në zhvillimin e një testi diagnostikues për të identifikuar virusin në gjak, duke u mundësuar mjekëve dhe studiuesve për herë të parë të kontrollojnë pacientët dhe dhuruesit.
Angela Rasmussen, një virologe në Columbi, e cila kaloi kohën e saj postdoktorale duke punuar me virusin e hepatitit C, e përshkroi patogjenin si "një virus të ndërlikuar për të punuar". Ajo shtoi se puna e dr. Houghton, e cila izoloi sekuencën gjenetike të virusit, mbështeste faktin se ishte një patogjen i ri dhe ndryshe nga viruset që fshihen pas hepatitit A dhe B.
Dr. Alter dhe dr. Houghton më vonë ndanë Çmimin Lasker për Kërkime Klinike Mjekësore në 2000 për punën e tyre.
Eksperimentet gjenetike të dr. Rice i shtuan detaje të rëndësishme shkencëtarëve për të kuptuar virusin, duke treguar se ai mund të izolohej në laborator dhe të shkaktonte sëmundje në një kafshë eksperimentale, shimpanzenë. Këto studime gozhduan virusin e hepatitit C si agjenti i vetëm infektiv përgjegjës për rastet misterioze të hepatitit "jo-A, jo-B" dhe krijuan një model të rëndësishëm të kafshëve për studimet e ardhshme.
"Pa Charlie, ne ndoshta ende nuk do ta kishim përfunduar" tha Dr. Camero.
Pse është e rëndësishme gjetja?
Virusi i hepatitit C është përgjegjës për dhjetëra miliona infeksione afatgjata në të gjithë botën. Për shkak se infeksionet mund të përhapen dhe të vazhdojnë pa simptoma, shumica nuk e dinë që ata mbajnë virusin. Por sapo të vendoset në trup, patogjeni mund të gërryejë në heshtje funksionin e mëlçisë gjatë viteve dhe dekadave, duke u shfaqur më vonë si inflamacion i rëndë ose kancer.
Nëse nuk zbulohet herët, një infeksion afatgjatë i hepatitit mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për tu trajtuar. Shumë njerëz të infektuar me virusin e hepatitit C kërkojnë transplantime të mëlçisë.
Puna e tre fituesive të çmimeve hapi rrugën për teste shumë të sakta dhe efektive të gjakut për virusin e hepatitit C. Në shumë vende të botës, kontrolli i gjakut për hepatitin ka çuar nivelet e hepatitit pas transfuzionit pranë zeros.
Akoma, shumica e njerëzve që jetojnë me virusin e hepatitit C nuk kanë marrë ende një diagnozë, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta, ku normat e testimit mbeten nën 10 përqind.
Trajtime të shumta për të shpëtuar jetë janë zhvilluar gjithashtu për virusin e hepatitit C, shumë prej të cilave përdoren rregullisht sot. Kur janë në dispozicion, antiviralët e hepatitit C mund të bllokojnë shumëzimin e virusit në trup dhe mund të shërojnë njerëzit nga infeksioni brenda disa javëve.
Studiuesit në të gjithë botën, përfshirë dr. Houghton, tani janë duke punuar për një vaksinë që mund të parandalojë infeksionet dhe sëmundjet e virusit të hepatitit C në të ardhmen.
"Për një kohë të gjatë, ne nuk kishim asgjë me çfarë mund ta trajtonim këtë virus", tha dr. Guadalupe Garcia Tsao, një eksperte e cirozës në Universitetin e Yale. Parandalimi i sëmundjes, shtoi ajo, ishte gjithashtu thuajse i pamundur pa teste të sakta.
“Për pjesën më të madhe të karrierës sime, ishte ndëshkimi i ekzistencës sime. Por që nga momenti kur ata i bënë këto zbulime, numri i njerëzve të sëmurë ra ndjeshëm. ”
Edhe ilaçet e hepatitit C që fillimisht dështuan kanë gjetur përdorim të ri në kohët moderne: Remdesivir, një nga vetëm disa trajtime me autorizim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të trajtuar pacientët rëndë Covid-19, u krijua fillimisht si antiviral kundër virusit të hepatitit C.
Kjo është me të vërtetë historia e investimit në shkencën themelore që të shpërblen më vonë gjatë rrugës"tha Stephanie Langel, një virologe dhe imunologe në Universitetin Duke.
Kush janë fituesit?
Dr. Alter, një Amerikan, është një studiues mjekësor për Institutin Kombëtar të Shëndetit në Maryland. I lindur në 1935 në New York, ai fitoi një diplomë mjekësore në Universitetin e Rochester para se të bashkohej me N.I.H. në vitin 1961.
Pasi trajtoi disa nga pacientët e parë të hepatitit "jo-A, jo-B" dekada më parë, Dr. Alter shprehu çudinë për të parë trajtimin e sëmundjes që evoluon. Ilaçet moderne mund të shërojnë më shumë se 95 përqind të pacientëve.
"Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja këtë, me të vërtetë jo, jo gjatë periudhes së jetës sime", tha ai të hënën gjatë një konferencë për shtyp.
Me më shumë testime dhe akses të përballueshëm ndaj ilaçeve, do të ishte e mundur të "çrrënjoset kjo sëmundje gjatë dekadave të ardhshme, edhe në mungesë të një vaksine", tha ai.
Dr. Rice, i lindur në Sacramento në 1952, është profesor në Universitetin Rockefeller në New York. Nga 2001 deri në 2018, ai ishte drejtor shkencor dhe ekzekutiv në Qendrën për Studimin e Hepatitit C. Ai fitoi Ph.D. nga Caltech në 1981. Në një intervistë të hënën në mëngjes, Dr. Rice përshkroi tronditjen e plotë që ndjeu kur mori telefonatën herët në mëngjes që e njoftoi atë për çmimin.
"Mendova se mos ishte për shkak se ndonjë frigorifer në laborator po ngrohej, ose mos ishte një numër i gabuar," tha ai.
Edhe pasi u tërhoqa "duke qenë i zemëruar me telefonin për zilen," shtoi Dr. Rice, një i pagjumë siç e përshkruan veten, përshtypja ime fillestare ishte që kjo të ishte një telefonatë e ndonjë maniaku.
Dr. Cameron, një bashkëpunëtor i shpeshtë i dr. Rice, e përshkroi atë si mikpritës, bujar dhe një mentor të përkushtuar dhe pjellor. "Laboratori i tij e ka populluar me të vërtetë fushën e flavivirusit," tha Dr. Cameron, duke iu referuar familjes së virusit që përfshin virusin e hepatitit C. "Unë nuk kam qenë zyrtarisht një praktikant, por ndjehem sikur jam adoptuar nga ai që në fillim”.
Dr. Houghton, i lindur në Britani, është Kryetar i Studimit të Ekselencës në Kanada në Virologji dhe profesor i Virologjisë në Li Ka Shing në Universitetin e Alberta-s. Ai është gjithashtu drejtor i Institutit të Virologjisë së Zbatuar Li Ka Shing në universitet. Ai fitoi Ph.D. nga King’s College London në 1977.
Menjëherë pas njoftimit të çmimit, shkencëtarët në mediat sociale vunë në dukje se dr. Houghton në vitin 2013 nuk pranoi të merrte Çmimin Ndërkombëtar Gairdner, të cilin ai e kritikoi për mos përfshirjen e kolegëve të tij dr. Choo dhe dr. Kuo. Por në një konferencë shtypi të hënën, dr. Houghton tha se ai mendonte se do të ishte "me të vërtetë mendjemadhësi" për të refuzuar një Nobel dhe theksoi kontributet e kolegëve të tij, me të cilët ai tani po zhvillon një vaksinë të hepatitit C.
“Shkenca e madhe është shpesh një grup njerëzish, ”tha ai. "Duke shkuar përpara, ne disi duhet ta përfshijmë atë."
Çmimet Nobel të shkencës janë kritikuar prej kohësh për dështimin për të amplifikuar arritjet e grave dhe njerëzve me ngjyrë në komunitetin shkencor.
"Ndërsa unë jam gjithmonë i lumtur të shoh virologë të njohur që vlerësohen për punën e tyre të shkëlqyeshme, komiteti Nobel vazhdon vargun e tij të njohjes së arritjeve të njerëzve të bardhë", tha dr. Rasmussen. "Unë me të vërtetë uroj që komiteti Nobel ta konsiderojë njohjen e arritjeve po aq thelbësore nga gratë ose njerëzit me ngjyrë, dhe nga shkencëtarët jashtë Amerikës së Veriut ose Evropës."
Dr. Rice theksoi gjithashtu rëndësinë e komunitetit dhe bashkëpunimit në zbulimet e tij.
"Ne jemi vetëm disa në një botë prej mijërash", tha ai. “Ndihem pak i çuditshëm, një kombinim midis përulësisë dhe të qënurit në siklet. Unë mendoj se ka shumë njerëz që duhet të ndihen shumë mirë për atë që kontribuan sot ”.
Kush fitoi Çmimin Nobel për Mjekësinë në 2019?
Çmimi iu dha William G. Kaelin Jr, Peter J. Ratcliffe dhe Gregg L. Semenza për zbulimet rreth asaj se si qelizat ndiejnë dhe përshtaten me disponueshmërinë e oksigjenit. Këto mekanizma qelizorë kontrollojnë, për shembull, adaptimin në lartësi të mëdha dhe mënyrën sesi qelizat kancerogjene arrijnë të rrëmbejnë oksigjenin.
*Marrë nga The New York Times. Përktheu për Politiko.al: Donalta Lami
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38