Flash News

KRYESORE

Çmimi i ujit për familjet 13 herë më i shtrenjtë se fabrikat e ujit mineral

Çmimi i ujit për familjet 13 herë më i shtrenjtë se

Ka një Vendim të Këshillit të Ministrave, që rregullon pagesat nga bizneset, të cilat merren me shfrytëzimin për qëllime fitimi (tregu) të ujërave nëntokësore dhe mbitokësore.

 VKM-ja përcakton tarifat që duhet t’i paguajnë, për çdo metër kub të shfrytëzuar, ndërmarrjet e sektorit në fjalë shtetit, që është pronar me Kushtetutë i pasurive natyrore. VKM-ja e fundit është mjaft e freskët, ajo i përket qeverisë aktuale dhe tarifat e përcaktuara mbajnë datën 21 shtator 2016, fiks 10 muaj më parë.

 Të bëjnë përshtypje dy gjëra në këtë VKM. Aty tarifat përcaktohen në vetëm dy grupe: tokësorë dhe nëntokësorë. Pra, asnjë tarifim plus për ndonjë burim me aftësi të veçanta minerale nuk duket në këtë Vendim.

Besojmë se asnjë vend i botës nuk do ta bënte një tarifim kaq bujar. Të vijmë tek çështja e dytë, që ka lidhje edhe me problemin, i cili diskutohet sot në tarifimin në Tiranë.

Vkm e shtatorit 2016 caktonte çmimin 5 lekë për metër kub si tarifë për ndërmarjet që tregëtojnë ujin Siç duket në tabelën shoqëruese të Vendimit të Këshillit të Ministrave 662, qeveria Rama ka vendosur që njësitë tregtare të prodhimit të ujit mineral dhe natyral të ambalazhuar, destinuar për pirje, të paguajnë në shtet 5 lekë për një metër kub ujë të shfrytëzuar, në rast se uji merret në sipërfaqe të tokës dhe 12.3 lekë për metër kub në rast se fjala është për ujë burimi.

Natyrisht, Ujësjellësi i Tiranës ka të drejtë me ligj të caktojë vetë tarifat e përdorimit të ujit nga klientët e vet, kontrolluar kjo edhe nga Enti Rregullator përkatës. Por, me çmimin e propozuar së fundi, prej 65 lekësh për një metër kub, tarifa për familjarët bëhet 13 herë më e lartë se ajo çka paguan një ndërmarrje e tregtimit të ujit mineral, që e merr dhe e shet më pas ujin në shishe e bidonë.

Po flasim këtu për shfrytëzimin e ujit sipërfaqësor, pasi shumica absolute e familjeve të Tiranës përdor ujin e Bovillës, që furnizohet nga një rezervuar dhe jo ujë burimi. Madje, që nuk paraqet cilësitë e duhura për t’u përdorur si ujë i pijshëm dhe tiranasit në masë preferojnë ta blejnë ujin në dyqan. Një diferencë e tillë tarifore nuk besojmë se ka një taban të besueshëm logjik…! Enti Rregullator i Ujit në publikim të raportit vjetor 2016, vuri në dukje se kostot e punës zënë pjesën më të madhe në totalin e shpenzimeve të ndërmarrjeve. Përgjithësisht operatorët UK kanë numër të lartë .Shqiptarja.com

Të fundit