Flash News

KRYESORE

“Ç’na bëre mo...”, lojtari grushta dhe shkelma arbitrit të Kategorisë Superiore

“Ç’na bëre mo...”, lojtari grushta dhe shkelma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshje e Play-out të Kategorisë së Parë mes Shkumbinit dhe Veleçikut, ku një lojtarë i Peqinit goditi me grushta dhe shkelma arbitri kryesor të ndeshjes, Klajdi Kola.

Incidenti ndodhi në minutën e 90+3 dhe erdhi si pasojë e disa vendimeve të dyshimta të Kolës. “C’na bërë mo...ti je i korruptuar”, iu drejtua lojtari arbitrit para se ta godiste. Më pa ndërhynë edhe forcat e rendit, të cilat neutralizuan lojtarin dhe morën nën mbrojtje arbitrin.

Sa i takon incidentit ka reaguar edhe FSHF-ja, e cila theksoi se autori do të marrë dënimin e merituar. “Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit, dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore. FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kurrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit”, thuhej në komunikatë.

Ndeshja u fitua 1:0 nga Veleçiku, i cili do te jetë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm.

Të fundit