Flash News

KRYESORE

CNN: E konfirmuam, një nga viktimat e tërmetit ishte e fejuara e djalit të kryeministrit Rama

Vajza e cila do të lidhte kurorë me djalin e kryeministrit Edi Rama ishte një ndër viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. CNN raporton se konfirmimin e mori nga kryeministria për këtë fakt.

Kristi Reçi, ishte fejuar me Gregor Ramën, por si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit në mëngjesin e së martës së shkuar, ngeli nën rrënoja, bashkë me prindërit e saj dhe të vëllanë.

Plagët e marra ishin vdekjeprurëse dhe familja u nda nga jeta.

Më herët vetë Gregori postoi një “story” në Instagram, ku shkroi se “mes shumë viktimave të kësaj tragjedie ishte edhe një person shumë i afërt me të, bashkë me të vëllanë, nënën dhe babanë”, duke shtuar se ata “u gjetën nën gërmadha”.

 

Deri më tani kanë humbur jetën 47 persona si pasojë e lëkundjeve të forta.

Të fundit