Flash News

KRYESORE

Çollaku: Dënimi i Ratko Mlladiç, një akt humanizmi dhe lehtësim për shqiptarët

Çollaku: Dënimi i Ratko Mlladiç, një akt humanizmi dhe

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike Kreshnik Çollaku e konsideroi një akt humanizmi në nderim të mijëra viktimave dënimin e Ratko Mlladiç, nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD thotë se “dënimi përcjell vlerën e botës së qytetëruar e demokratike se ajo nuk toleron individe dhe vullnete politike që shohin dhunën dhe shtypjen e të drejtave njerezore si mjet për realizmin e qëllimeve politike e nacionaliste”.

Postimi i plotë

Denimi i sotem i Ratko Mlladic nga Gjykata Nderkombetare e Hages,eshte nje ngjare me e madhe se e nje dimensioni juridik.

Denimi eshte nje akt humanizmi ne nderim te mijra viktimave te shkaktuara nga politika te frymezuara e zbatuara nga individe te tipit Ratko Mlladic.

Denimi eshte nje akt historik qe sanksionon perfundimin me triumf te se drejtes te nje nder proceseve me te dhimbshme ne historine e Ballkanit.

Denimi mbart gjithashtu nje vlere te vecante politike,vleren se bota e qyteteruar e demokratike nuk do te toleroje individe dhe vullnete politike qe shohin dhunen dhe shtypjen e te drejtave njerezore si mjet per realizmin e qellimeve politike e nacionaliste.

Denimi i nje krimineli te nivelit te Ratko Mlladic,bashkepunetorit te afert te kasapit te Ballkanit Sllobodan Milloshevic,vecanerisht eshte nje lehtesim per kombin shqiptar,nje lehtesim per viktimat shqiptare,per genocidin ne trojet shqiptare,nje shperblim per besimin e palekundur te shqiptareve tek e drejta paqja dhe te vlerat demokratike

 

Të fundit