Flash News

KRYESORE

Çollaku i PD: Përshëndes kritikat e Ramës për diplomacinë, por programin e ka marrë ‘Copy Paste’ nga ne

Çollaku i PD: Përshëndes kritikat e Ramës për

Kreu i Departamentit për Politikë të Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas kritikave të ashpra që kryeministri Edi Rama bëri ndaj përfaqësuesve të trupit diplomatik shqiptar. Çollaku përshëndet kritikën e Ramës, por thekson se fjala e tij ishte një kopje e programit që PD ka paraqitur për politikën e jashtme gjatë fushatës elektorale.

Megjithatë, Çollaku beson se diplomacia shqiptare është dëmtuar më shumë nga vullneti politik i ministrit se sa nga ambasadorët.

Reagimi i Kreshnik Çollakut:

Kur rreh kalin,pse nuk ecen gomari !!!

Fjala e kryeministrit para ambasadoreve..(perjashto fyerjeve)...nje Copy Paste e analizes dhe kritikes se Programit te PD per Politiken e Jashtme.

Fatkeqesisht,jo per faj te kryeminsitrit me zjedhjet e fundit,ky program nuk u degjua sa duhet..dhe sot Rama ka luksin te beje sikur shpik nje kritike qe prej 4 vitesh e ka bere PD,dhe e ka materializuar ne nje dokument te plote ku jepen dhe zgjidhjet.

Pavaresisht kesaj,nuk kam asnje kompleks te pershendes cdo germe te kesaj kritike edhe pse sot e ben kundershtari politik,kryeministri i vendit.

Por cfare nuk thote dhe fsheh kryeministri eshte ajo cka eshte me e renda...jo "leshtesia" e ambasadoreve ka demtuar me se shumti qasjen diplomaike te Shqiperise ,por vullneti politik ne drejtimin e Ministrise se Jashtme permes ministrit ka qene formula qe ka prodhuar ambasadoret e "leshte" perkunder personaliteteve me dinjitet e cilesi.

Kritika realiste e kryeministrit sot ndaj ambasadoreve,ngjan si dajaku ndaj kalit pse nuk ecen gomari qe i ka zene vendin.

Të fundit