Flash News

KRYESORE

Çollaku: Marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak Tiranë deri sa të kthehet legjitimiteti

Çollaku: Marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin

Kryetari i Këshilltareve të Djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, theksoi në mbledhjen e sotme të këshillit se çdo votim apo miratim që është marrë nga Bashkia e Tiranës para vendimit të Gjykatës së Tiranës, nga korriku 2017, është i paligjshëm dhe opozita nuk i njeh.

“Nga korriku i vitit 2017 me një vendim i Gjykatës së Tiranës, ky është vendimi, 6 këshilltarë, janë 6 individë në këtë këshill me mandat të bërë nul  nga Gjykata e Tiranës. Pra, praktikisht një maxhorancë e njëanshëm në këtë këshill nuk ekziston. Çdo votim që bazohet në këto 6 vota nuk është një votim i ligjshëm. Sepse është votim mbi mandate nul. E vetmja votë që garanton legjitimitetin e çdo vendimi në këtë këshill është vota e bashkuar me ju, sigurisht dhe e opozitës”, tha Çollaku.

Kreu i këshilltarëve të djathtë shtoi më tej se ‘Ne sot shpallim një marrëdhënie me kusht në këtë këshill. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të votuar pa asnjë debat, pa asnjë kontestim çdo vendim që do të vijë nga kjo bashki lidhur me ndihmat ekonomike, njerëzit në nevojë dhe larg qoftë emergjencat humanitare. Në këtë pikëpamje për sa na përket mund të mblidhemi dhe ta votojmë në bllok pikën e parë, dhënien e ndihmës ekonomike, pagesën e invalidëve, kompensimin e energjisë elektrike, familjeve përfituese nga fondi i ndihmës ekonomike, listën e studentëve, bonusin e strehimit, dhe subvencione të bonusit të kredisë, dhe akte të tjera që kanë lidhje me ndihmën e familjeve në nevojë”.

Çdo vendim nga korriku 2017 dhe në vijim që ju do ta ndërmerrni nga këto 6 mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës, tha Çollaku duke shtuar se ‘do t’ua padisim po në gjykatë për të zhvlerësuar se janë vendime të paligjshme’.

 

 

Të fundit