Flash News

KRYESORE

Çomo nga Infektivi: Kujdes, kjo sëmundje ka pabesi dhe është shumë tinëzare

Çomo nga Infektivi: Kujdes, kjo sëmundje ka pabesi dhe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh ku është shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila ndan me shqiptarët situatën nga brenda spitalit.

Çomo shprehet në video duke thënë se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.

Fjala e prof. Najada Çomos përmes videos:

“Natyrisht në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtuar në shërbim. Unë do paraqes atë që është reale, në shërbim kemi të sëmurë të rënduar. Të bën pak optimiste shifra e ulur e personave të shtruar në shërbimin efektiv, të bën optimist numri i personave të shëruar të dalë nga shërbimi infektiv por unë do të citoja dy elementë, së pari mjekimi që ne kemi ofruar për personat e infektuar me Covid-19 ka qenë bashkëkohor me të gjitha standardet që përdoret në të gjitha vendet e Europës. Natyrisht ju e dini që në shërbim ka patur dhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit të ofruar. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar, duke qëndruar të distancuar dhe respektoni ato që ju thuhen. Kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme dhe sëmundja është tinëzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë.”

Të fundit