Flash News

KRYESORE

Conte: BE rrezikon të dështojë si projekt në krizën e coronavirusit

Conte: BE rrezikon të dështojë si projekt në krizën e

Kryeministri i Italisë i ka thënë BBC-së se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë si një projekt në krizën e coronavirusit.

Giuseppe Conte thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që goditen më shumë nga virusi.

Z. Conte thotë se Bashkimi Evropian duhet të ngrihet në sfidën e asaj që ai e quan "provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore".

Kryeministri italian i tha BBC se drejtuesit e Evropës ishin "përballë një takimi me histori" që ata nuk mund të humbnin.

"Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për të vënë jetë të re në projektin evropian, rreziku i dështimit është real".

Shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet - shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak më shumë se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%.

Edhe numri i të vdekurve tregon shenja të rënies, nga 919 dy javë më parë në 542 vdekje në 24 orët e kaluara. Por Giuseppe Conte paralajmëroi Italinë të mos e ulë ritmin e punës dhe tha se bllokimi kombëtar, i vendosur në 9 mars, mund të lehtësohej vetëm gradualisht.

"Ne duhet të zgjedhim sektorë që mund të fillojnë përsëri aktivitetin e tyre. Nëse shkencëtarët e konfirmojnë atë, ne mund të fillojmë të qetësojmë disa masa tashmë deri në fund të këtij muaji."

Të fundit